Plani i solidaritetit, ndihma me regjistër ndaj familjeve. Rama: Javën e ardhshme, pagesë online për energjinë

Postuar në 08 Shkurt, 2015 06:52

Në magazinën në fjalë vijon të realizohet shpërndarja në kohë e ndihmave bazuar mbi një regjistër individësh dhe familjesh, por edhe nevojash specifike, ndërsa ndihmat vijnë nga rezervat e shtetit bashkëngjitur ato të sipërmjarrjes dhe biznesit.

“Kjo fazë e dytë është shprehja më kuptimplotë e solidaritetit të shqiptarëve ndaj banorëve të prekur nga përmbytjet, ndërsa ne kemi për detyrë që t’i shtrijmë këto ndihma deri sa të normalizohet situata. Dua të theksoj këtu edhe falenderimin nga zemra për Prefekten e Vlorës, deputetët e këtij qarku si dhe kryepleqtë e fshatrave, të cilët përbëjnë një bazë solide për shpërndarjen e emergjencave”, është shprehur kryeministri Rama.

Ndërsa përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kreu i Qeverisë shqiptare theksoi se shteti vazhdon të jetë në krye të detyrës. 

Ndërkohë, Prefektja Etjona Hoxha është shprehur se “magazinimi është gjëja e parë që u mendua të bëhej pas asaj situate thuajse alarmante pas fatkeqësisë natyre, ndërsa gjithçka po funksionon bazuar mbi të dhënat që sollën kryepleqtë e fshatrave, duke siguruar se të gjitha familjet e përmbytura kanë marrë dhe do të marrin mbështetje sa herë të jetë e nevojshme”.

Nga ana tjetër, drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prençi ka bërë të ditur se janë disa magazina që po shpërndajnë ushqime dhe veshje për banorët e zonave të përmbytura dhe se asnjë familje nuk ka mbetur pa ndihma. “Janë shpërndarë gjithashtu edhe ushqime për bagëtitë, ndërsa ushtria është gjithnjë në gatishmëri, duke vënë në dispozicion për çdo mjet nga 6 ushtarë për shpërndarjen e ndihmave”.

Në magazina janë përfshirë ndihmat vendase por edhe të huaja, sipas Prençit, ndaj dhe janë të gjitha kushtet e nevojshme për të përballuar situatën.

* Në një tjetër status të tij këtë të diel, kryeministrit Rama ka bërë të ditur edhe “axhendën” e Qeverisë për javën e ardhshme, teksa njofton se për herë të parë do të mundësohet edhe pagesa e energjisë online, edhe përmes celularit, për t’iu dhënë fund kështu - siç shprehet kreu i ekzekutivit - radhëve të gjata e të pafundme të këtyre 20 viteve. 

/ Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.