Reshjet e shiut rëndojnë qarkullimin
Autoriteti Rrugor i Shqipërisë bën me dije gjithashtu që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes pasi në shumë akse ka patur edhe rrëshqitje gurësh dhe dherash në rrugë.
Kështu, në qarkun e Elbasanit prej ditësh problematik paraqitet aksi Librazhd-Steblevë, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Në Vlorë është i qarkullueshëm aksi drejt Levanit që prëj ditësh qëndronte i bllokuar, por rekomandohet të bëhet kujdes në segmentet ku ka prani uji në rrugë.
Ndëkohë, në aksin Tepelenë-Gjirokastër kërkohet të respektohet sinjalistika pasi në një segment rruga ka një shkarje masive.
Edhe në Kukës dhe Shkodër ka pasur rrëshqitje dherash dhe gurësh në rrugë, ndërsa autoritetet përkatëse po punojnë për pastrimin e tyre.
/ Top Channel
Add new comment