Elbasan, zbulohet laboratori gjigant i përpunimit të drogës; 10 në pranga

Postuar në 14 Janar, 2015 13:10

Një laborator i përpunimit të drogës është zbuluar pasditen e së mërkurës në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit. 

Laboratori shërbente për prodhimin e përpunimin e lëndëve të forta narkotike. I vendosur brenda një ish-reparti ushtarak të braktisur në fshatin Labinot-Fushë të rrethit të Elbasanit aty u sekuestrua një sasi prej 100 kilogramë lënde narkotike të dyshuar kokainë. 

10 persona përfunduan në pranga, prej të cilëve tre të huaj, dy kolumbianë dhe një turk që ndodheshin në laborator në momentin e aksionit. Ata janë: Ermal Hoxha, banues në Tiranë, Saimir Batkum, banues në Tiranë, Gentian Gjonaj, banues në Elbasan, Arjan Dalipi, banues në Elbasan, Ilir Hyseni, Klement Dalipi, banues në Elbasan dhe shtetasit kolumbianë Cesar Avila dhe Walser Moreno. 

Operacioni i drejtuar nga policia shqiptare dhe i koordinuar nga Interpol dhe Europol vjen pas një hetimi disamujor, ku nga të dhënat e grumbulluara rezulton se në Shqipëri droga mbërrinte e përzierë me vaj palme nga vendet e Amerikës Latine, dhe këtu bëhej ndarja e saj. Më pas droga kishte si destinacion vendet e Europës. 

Në vendngjarje ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi dhe prokurorë të Krimeve të Rënda, ndërkohë operacioni është ende duke u zhvilluar në disa qytete si në Elbasan, Tiranë, Durrës e Fier për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut ndërkombëtar që çoi në zbulimin e laboratorit më të madh të përpunimit të drogës në vend.
/ Top Channel 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.