Sherr te tregu çam në Tiranë, vdes 60-vjeçari
Një sherr mes disa personave në zonën e njohur si tregu cam në kryeqytet ka përfunduar me vdekjen e një 60-vjeçari.
Ngjarja ndodhi rreth mesditës, në kulmin e pranisë së njerëzve në këtë zonë të populluar të kryeqytetit, kur një sherr i nisur për motive banale degradoi në dhunë fizike. Për pasojë Azem Duraku humbi jetën, pasi u godit nga mjete të forta, ndërsa policia ndaloi në kohë autorin e dyshuar të këtij krimi, Florian Keta.
Ende nuk dihen zyrtarisht rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Viktima dhe autori i dyshuar kanë bizeneset e tyre të vogla në këtë treg.
/ Top Channel
Add new comment