Torturuan dhe dogjën bashkëpunëtorin grek. Pranga shqiptarit, një në kërkim.

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 13:08

Një 34-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë greke, pasi dyshohet si autor i vrasjes së një 41-vjeçari grek në Athinë në shkurt të këtij viti, ndërsa një tjetër shqiptar është shpallur në kërkim. Dy shtetasit shqiptarë, 34 dhe 31 vjeç, dyshohet se ishin përfshirë në një rrjet trafiku të lëndëve narkotike së bashku me shtetasin grek, për pas një konflikti e torturuan e më pas e dogjën të gjallë.
 
Ngjarja ka ndodhur në 18 janar të 2014, kur dy të rinjtë shqiptare për shkak të një sasie droge që nuk po e merrnin, akuzuan bashkëpunëtorin e tyre grek, duke e rrëmbyer, mbajtur peng, torturuar, e më pas djegur të gjallë. Policia gjeti të djegur 41-vjeçarin brenda bagazhit të një makine, e cila po ashtu ishte djegur.
 
E megjithatë edhe pas këtij veprimi, dy shqiptarët i kërkuar gruas së 41-vjeçarit grek, 150 mijë euro.
 
Policia arriti të arrestonte në aeroportin e Athinës 34-vjeçarin shqiptar teksa po përpiqej të largohej në drejtim të Shqipërisë, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij 31-vjeçar.
 
Por nga hetimet ka rezultuar në trafikun e lëndëve narkotike, ishin të përfshirë edhe dy femra, një 34-vjeçare shqiptare, dhe një 41-vjeçare greke. Kjo e fundit udhëtonte shpesh në drejtim të Shqipërisë, ku merrte lëndë narkotike dhe e transportonte drejt Greqisë, ku ia dorëzonte pjesës tjetër të grupit.
 
Por pak para ekzekutimit të shtetasit grek, policia arrestoi shtetasen greke, pasi iu gjet në makinë një sasi lënde narkotike.
 
Më sa duket ky ka qenë edhe shkaku që çoi në vrasjen e shtetasit grek nga dy shqiptarët, ndërsa policia greke po punon për identifikimin dhe kapjen edhe të anëtarëve të tjerë të bandës kriminale.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.