Kukës, u kap me 600 kg kafe kontrabandë, pranga 45-vjeçarit
Një 45-vjeçar nga Kukësi është arrestuar në flagrancë ditën e sotme, pasi i janë gjetur në automjetin e tij 600 kg kafe kontrabandë. Besnik Metallarit nga Kukësi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij “Mercedes Benz 250” me targa AA 264 BM, u konstatua se transportonte një sasi kafeje kontrabandë prej 600 kilogramë. Sipas policisë së Kukësit, 45-vjeçari Metallari u mund të kapej pas një ndjekje të gjatë një rruge dytësore në zonën e Fanit të Mirditës.
Fillimisht, Metallari ka kundërshtuar dhe nuk ju është bindur forcave të policisë të dislokuara në Tunelin e Kalimashit, por ndalimi i tij është bërë i mundur disa minuta më pas.
Ndërkaq, po kryhen veprimet procedurale për këtë rast, ndërsa Besnik Metallari akuzohet për veprën penale të "transportimit të mallrave kontrabandë" dhe "kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë".
Add new comment