Mbi 20 ekzekutime mafioze në Greqi nga vrasës shqiptarë me pagesë
Një grup shqiptarësh dyshohen si autorë të disa ekzekutimeve të kryera në Greqi. Nga hetimet e policisë dhe prokurorisë greke, ka rezultuar se grupi i shqiptarëve të pajtuar si vrasës me pagesë, kanë kryer të paktën 20 vrasje në vendin fqinj, e kryesisht në Athinë.
Sipas grupit hetimor, këta shtetas shqiptare, pasi kryenin vrasjet në Greqi për të cilat ishin paguar, ktheheshin sërish në Shqipëri duke u përfshirë në jetën normale.
Mes vrasjeve ku dyshohet përfshirja e këtyre shqiptarëve, është edhe ekzekutimi i Kosta Franko dhe Vasili Sinuri në prillin e 2013 në Athinë.
Lidhur me këto ngjarje kanë nisur hetime edhe nga prokuroria shqiptare.
Add new comment