Tahiri në Beograd, në forumin për rajonin në luftën ndaj krimit.

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 04:29

Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Beograd për forumin “BE-Ballkani Perëndimor”, për të diskutuar për punën e mëtejshme dhe progres në luftën kundër korrupsionit, krimit dhe terrorizmit ndërkombëtar.

Shqipërinë e përfaqësojnë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Në një intervistë për Tanjug, ministri i Brendshëm i Serbisë Nebojsha Stefanoviç tha se konkluzionet e këtij forumi do të jenë udhërrëfyes për punën e mëtejshme dhe progres në luftën kundër korrupsionit, krimit dhe terrorizmit ndërkombëtar.

Stefanovic tha se ky takim është duke u organizuar nën patronazhin e presidencës italiane të BE-së, pasi në axhendën e tij ka tema shumë të rëndësishme si lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, azili, migracioni, një luftë efektive kundër korrupsionit, sundimi i ligji, i lirisë, i barazisë dhe i sigurisë.

Ministri theksoi se zbatimi i konkluzioneve të miratuara, së bashku me një strategji që së shpejti do të miratohet, do të kontribuojë për një luftë më efikase kundër korrupsionit dhe terrorizmit ndërkombëtar, në të mirë të Serbisë dhe qytetarëve të saj në këtë fushë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.