Shkarkimi i 131 gardianëve, Naço: Kishin futur dorën në xhepin e shtetit.

Postuar në 12 Dhjetor, 2014 06:52

Gjatë konferencës të organizuar paraditen e sotme për 15 vjetorit të themelimit të Avokaturës së Shtetit, ministri i Drejtësisë u ndal edhe për shkarkimin e 131 punonjësve të burgjeve të cilët rezultonin debitorë ndaj OSHEE, duke thënë se ata kanë futur dorën në xhepin e shtetit.

Gjatë konferencës, Nasip Naco i bëri thirrje opozitës që të japë kontributin e saj në parlament duke hartuar ligje dhe, nga ana tjetër e siguroi opozitën se, raste të pakëndshme nuk kanë për të ndodhur si me deputetin Stazimiri.

Të pranishëm në ceremoninë e organizuar nga avokatura e shtetit ishin, Fatmir Xhafa, kryetar i komisionit të ligjeve, Bashkim Dedja, kryetar i gjykatës kushtetuese dhe Xhezair Zaganjori, kryetar i gjykatës së lartë, ku theksuan vendosmërinë për reformimin e këtij institucioni, në mënyrë që të përmbushë standardet më të mira të BE-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.