Territorialja, qyteti i Rubikut nis mbledhjen firmave për referendum.
Pas pranimit të kërkesës dhe miratimit nga ana Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për referendum lokal kundër ndarjes së re territoriale, në qytetin e Rubikut ka nisur puna për mbledhjen e firmave.
Që prej tre ditësh iniciatorët e kësaj nisme kanë dalë në terren duke takuar qytetar të shumtë për t’i bindur ata që të firmosin kundër kësaj ndarje territoriale që është bërë nga ana e qeverisë.
Kjo nismë ka gjetur një mbështetje të gjerë nga qytetarët në këtë zonë të cilët janë kundër shkrirjes së kësaj njësie vendore, pasi sipas tyre e kanë të pamundur që të marrin shërbimet që ata kërkojnë.
Nga ana tjetër iniciatori i kësaj nisme në Rubik, Mark Ruçi, shprehet se ka një interesim të madh nga ana e qytetarëve, të cilët po firmosin kundër ndarjes së re territoriale. Ai shprehet i bindur do të arrihet numri i firmave për të bërë të mundur që Rubiku të vijojë të mbetet njësi vendore më vete.
Janë përfaqësues të të gjitha forcave politike të cilët kanë firmosur duke kundërshtuar ndarjen e re territoriale, ndërsa pritet që të mblidhen 650 firma të cilët do të dërgohen KQZ për të ndërmarrë veprime të mëtejshme.
Add new comment