Kapshticë, kapen 5 klandestinë të fshehur në kamionin turk
5 klandestinë janë zbuluar të fshehur në një kamion që vinte nga Turqia, në pikën doganore të Kapshticës. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Doganave, rreth orës 16:30, në pikën kufitare të Kapshticës, doganierët së bashku me forcat e Policisë së Shtetit, pas dyshimeve të lindura nga kontrolli i një kamioni që vinte nga Turqia zbuluan brenda në mjet të fshehur 5 klandestinë. Kamioni me targa 35 S 24 27 kishte hyrë në territorin doganor në Kapshticë ditën e sotme, i ngarkuar me elektroshtëpiake. Në fillim doganierët kanë konstatuar cënimin e elementëve të sigurisë, kavo ishte shkëputur dhe më pas e bashkuar formalisht.
Pas kontrollit të mjetit, me praninë edhe të forcave të policisë, duke zbuluar 5 klandestinët e fshehur brenda në kamion. Itinerari i përshkuar nga ky mjet ishte Turqi-Greqi-Shqipëri. Ky është rasti i dytë brenda këtij viti që Dogana Shqiptare zbulon klandestinë të fshehur në kamion, pas atij të ndodhur në 11 Nëntor 2014 në Doganën e Tiranës ku u zbuluan 7 klandestinë të fshehur në një kamion i cili vinte po nga Turqia.
Add new comment