Korçë, 70 policë debitorë ndaj OSHEE me vlerë 30 milionë lekë.

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 08:40

Rreth 70 efektivë policie të qarkut të Korçës rezultojnë debitorë ndaj OSHEE-së, gjatë aksionit dhe verifikimeve të ndërmarra nga operatori i shpërndarjes në këtë qark.

Mësohet se 70 efektivët blu, prej vitesh nuk kanë paguar energjinë elektrike. Burime zyrtare nga OSHEE konfirmojnë për A1 Report se vlera e debisë e 70 policëve kap shifrën e mbi 30 milionë lekëve të vjetra.

Po të njëjtat burime saktësojnë se 2 prej efektivëve kanë shuma të mëdha për të paguar. Sakaq, emrat e tyre nuk janë bërë publikë, ndërsa lista emërore i ka kaluar drejtorisë së qarkut.

Deri më tani efektivët nuk raportohet të jenë larguar nga puna, ndërsa vijojnë verifikimet procedurale.

Pak ditë më parë rreth 234 punonjës të OSHEE-së të cilët nuk kishin paguar energjinë elektrike prej mbi 2 muajsh, u shkarkuan nga detyra. E njëjta situatë ndodhi edhe me 131 punonjës së policisë së burgjeve të cilët u konstatua se nuk paguanin energjinë ndër vite.

Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama i cili ka paralajmëruar se të gjithë punonjësit e administratës shtetërore duhet të paguajnë energjinë, ose në të kundërt do t’u mbahet rroga.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.