Sot në Kuvend marrëveshja për rimëkëmbjen e sektorit energjetik.

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 04:15

Seanca e sotme e Kuvendit parashikon diskutimin e disa projektligjeve dhe zhvillimin e një interpelance.

Rendi i ditës përfshin shqyrtimin e ndryshimeve në ligjin “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, si dhe ratifikimin e dy marrëveshjeve, asaj me palën hungareze për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjelltë të informacionit të klasifikuar dhe marrëveshjes me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike.

Në fund të seancës është parashikuar një interpelancë me ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, kërkuar nga deputeti Piro Kapurani, lidhur me punën e Ministrisë së Mjedisit në mbrojtjen dhe pasurimin e pyjeve dhe masat që duhen marrë për të frenuar shkatërrimin shumëvjeçar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.