I riu kërcënohet me zarf e tritol: Je i vdekur, na spiunove në polici
“Je i vdekur pasi ke spiunuar për punën tonë”. Mesazhi tronditës nëpërmjet një zarfi i ka ardhur një 29-vjeçari me iniciale N. H nga fshati Miras i Korçës, i cili punon si transportues drush.
Sakaq bashkangjitur me mesazhin kërcënues i riu ka gjetur në ambientet e garazhit edhe një sasi tritoli me fitil dhe donator.
Ndër të tjera në zarf shkruhej. “Ti je një spiun i policisë dhe raporton për aktivitetin tonë. Ti dhe familja jote do të vriteni. Ky është vetëm paralajmërimi i parë, e nëse nuk heq dorë nga spiunimi do ju shuajmë si familje”.
Ndërkohë policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet, ndërsa dyshohet se autorët janë konkurrentët në tregun e lëndëve drusore.
Add new comment