PD: Rama gënjen! Çmimi i naftës ka rënë në botë 2 herë më shumë.

Postuar në 09 Dhjetor, 2014 07:24

Partia Demokratike vijon të hedhë akuza ndaj qeverisë, me pretendimin se çmimi i naftës në Shqipëri nuk ka reflektuar uljen e tij në tregun botëror. Deputeti i PD, Florion Mima, në një dalje për mediat, tha se kryeministri Edi Rama gënjeu publikisht, pasi të dhënat tregojnë se çmimi i naftës ka rënë dy herë më shumë nga sa deklaron kryeministri.

Duke iu referuar raportit të “Global Petrol Prices”, sipas PD, të dhënat e tij hedhin poshtë kryeministrin, ndërsa shton se çmimi i naftës sipas raportit ka rënë 8.8% dhe jo 4.4% që deklaron Kryeministri.

Por sipas Mimës, me deklaratat e tij, Rama i bëhet krah tregtarëve të tij që blejnë më lirë në tregjet ndërkombëtare dhe ia shesin shumë më shtrenjtë qytetarëve tanë, duke e cilësuar këtë si një aferë korruptive të qeverisë.

Më poshtë deklarata e plotë për mediat e deputetit Florion Mima:

Para dy ditësh Kryeministri i vendit publikoi një pikturë me ngjyra, të cilen nuk do ta komentonim nëse do të ishte thjesht një nga pikturat e tij, por meqënëse Kryeministri e quan ate një info-graf dhe mbi cdo ngjyre ka një shifer, por pa referuar burimin, detyrohemi të sqarojme publikun shqiptar mbi të vërtetën, duke iu referuar burimit prestigjoz “Global Petrol Prices”, sipas të cilit vetem në tremujorin e fundit:
1.     Ne Greqi, çmimi ka rene me 9%, dhe jo 5.3% sic deklaron Kryeministri, ose 70% më shumë
2.     Në Itali, çmimi ka rënë me 6.7%, dhe jo 4.8% sic deklaron Kryeministri, ose 40% më shumë.
3.     Në Francë, çmimi ka rënë me 7.4%, dhe jo 4% sic deklaron Kryeministri, ose 85% më shumë.
4.     Në Maqedoni, çmimi ka rënë me 10%, dhe jo 4.8% sic deklaron Kryeministri, pra mbi dy herë më shumë.
5.     Në Hollandë, çmimi ka rënë me 8.8% dhe jo 4.4% që deklaron Kryeministri, pra rënie dy herë më shumë.

Në shkalle globale, cmimet e shitjes me pakicë të diezelit, vetëm gjatë tremujorit të fundit, kanë rënë mesatarisht me 16.2%, pa përmendur këtu që vetëm në SHBA cmimi ka rënë nga 3 dollarë galloni në rreth 2 dollarë galloni, pra ka rënë rreth 50%.

Pyetja e sotme për Kryeministrin është se përse ai, duke fshehur shifrat e vërteta,  u bëhet krah klienteve të tij, të cilët e blejnë naftën në tregjet ndërkombetare shumë më lirë se një vit më parë, ndërkohë që ia shesin shqiptareve me çmime pothuajse të pandryshuara?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.