Aksidenti në Mirditë, shkon në 3 numri i viktimave
Rritet numri i viktimave të aksidentit që ka ndodhur pasditen e 3 dhjetorit në aksin Rrëshen-Kalimash, afër fshatit Reps të Mirëditës.
Personi i tretë që ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga ky aksident, është Pashk Gjoka, bashkëshorti i Gjyste Tushës, që ka gjetur vdekjen e menjëhershme në aksidentin fatal.
Pasi është përplasur nga automjeti tip “Fiat”, Pashk Gjoka është dërguar në spitalin e Mirditës, e më pas në Spitalin Ushtarak në kryeqytet. Burri nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën përpara dy ditësh, pikërisht në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Add new comment