Jepnin dokumente false si punonjës të Antiterrorit, procedim penal autorëve.
Krimi Ekonomik e Financiar në kryeqytet ka nisur procedim penal ndaj dy personave, pas dyshimeve se shpërndanin dokumente të falsifikuara si punonjës të antiterrorit. Rrjeti u zbulua pas ndalimit të një shtetasi nga Lezha, i cili prezantohej si polic i antiterrorist. Të gjendur përballë këtij fakti, policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë 58-vjeçarin Maksim Ferra dhe 43-vjeçarin Ylli Toska.
Maksim Ferra është drejtor i “Agjencisë së Krimit dhe Investigimit”, një strukturë paralele e cila ishte fantazmë, dhe kishte si qëllim përfitimin e shumave të parave nëpërmjet lëshimit të dokumenteve të falsifikuara.
Gjykata e kishte mbyllur aktivitet që drejtonin Ferra me Toskën kohë më parë, pavarësisht se ata rekrutonin ende persona civilë duke u marrë para në këmbim të lëshimit të dokumentacionit si punonjës të Antiterrorit dhe Antimafias.
Add new comment