Fluks për shlyerjen e faturave të energjisë, Hoda: Paguan 42 mln lekë.
Konsumatorët familjarë kanë “pushtuar” zyrat e OSHEE në Kukës, për të paguar faturat e prapambetura të energjisë. Aktmarrëveshja për pagesat e lehtësuara të energjisë elektrike për të likuiduar detyrimet e prapambetura, ka sjellë në mënyrë të papritur radhët e gjata në zyrat e OSHEE-së, si asnjëherë më parë gjatë viteve të fundit.
Afrim Hoda, drejtor i OSHEE-së në Kukës, bën të ditur se vetëm disa ditë pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes janë lidhur mbi 962 akt-marrëveshje, ndërsa në arkat e OSHEE-së. Për dhjetë ditët e para të muajit dhjetor në këtë qytet janë arkëtuar mbi 42 milionë lekë të reja.
Ndërkohë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, OSHEE-ja vijon aksionet e ndërprerjes së energjisë për të gjithë konsumatorët debitorë.
Përparësi po u jepet qytetarëve, të cilëve u është ndërprerë energjia elektrike, dhe çdo ditë paralelisht me pagesat, bëhen dhe rilidhjet e energjisë.
Kukësi në shkallë vendi renditet si zona me përqindjen më të ulët të shlyerjes të faturave të energjisë elektrike, por mesa duket radhët e gjata për pagimin e faturave tashmë e kanë hequr nga lista e zonave më problematike për pagim e energjisë së konsumuar nga familjarët.
Add new comment