Aksioni i OSHEE, 4 në pranga e 5 në kërkim për vjedhje të energjisë.
Katër persona janë vënë në pranga dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim në kuadër të aksionit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Policisë së Shtetit kudnër vjedhjes së energjisë elektrike.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, gjatë ditës së sotme janë ndërprerë 935 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë si dhe janë kontrolluar 96 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin kanë vepruar 108 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE dhe janë kryer kontrolle në 1.902 raste.
Aksioni për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike ka nisur prej mëse një muaji në të gjithë vendin.
Add new comment