Prokuroria: Në Gjyq ish-drejtoreshën e Arsimit në Fier, s’deklaroi pasurinë

Postuar në 13 Dhjetor, 2014 05:22

Prokuroria e Fierit ka marrë si të pandehur dhe ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj ish-drejtoreshës së Arsimit të këtij qyteti, Miranda Bullati.
 
Sipas prokurorisë Bullati akuzohet për veprën penale të “refuzimit për deklarim të interesave private (pasurisë)….”, pas largimit nga funksioni, parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i parë i Kodit Penal.

Prokuroria ka nisur hetimin në bazë të një kallëzimi të mbërritur në Korrik 2014 nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPI).

Në bazë të veprimeve hetimore rezulton se shtetasja Bullati, nuk e ka dorëzuar formularin e deklarimit të pasurisë në afatet e përcaktuara ligjore, duke mos e respektuar këtë detyrim edhe pasi ndaj saj është aplikuar fillimisht masa administrative “gjobë”.
  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.