Ekstradohet nga Italia 50 vjeçari i dënuar me 18 vjet burg për vrasje

Postuar në 13 Dhjetor, 2014 05:24

Një 50 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të “Vrasjes së kryer në bashkëpunim” dhe të dënuar me 18 vjet heqje lirie është ekstraduar sot nga Roma në Tiranë.

I ekstraduari është Fiqiret Seferi, 50 vjeç, banues në Kavajë ndërsa ekstradimi i tij është bërë i mundur nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Sipas policisë Seferi është bërë pasi ishte ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi, Gjykata e Apelit Tiranë, më datë 02.11.2011, ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, e cila e ka dënuar atë me 18 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes së kryer në bashkëpunim”.

Ndërkaq aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas 50 vjeçari iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Më 06.03.2006 ora 22.30 Fiqiret Seferi ka qenë së bashku me shtetasin Lutfi Kibja dhe me shtetasin A. M. duke pirë në lokal, ku kanë konsumuar sasi alkooli dhe shtetasi A.M ka qenë në gjendje të dehur.

Në këtë gjendje, pas një keqkuptimi në bisedë, shtetasi A.M, ka qëlluar me pëllëmbë në fytyrë Seferin,i cili ka reaguar se nesër do përgjigjesh se këtë nuk ta fal.

Pas mesnatës janë larguar të tre me të njëjtën makinë ,por pa arritur në shtëpi dhe të nesërmen shtetasi A. M., është gjetur i vrarë me mjete prerëse, thikë me tetë plagë në trup.

Fiqiret Seferi veprën penale e ka kryer në bashkëpunim me të dënuarin tjetër, Lutfi Kibja.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.