Forumi urban në Korçë, Peleshi: 125 mln dollarë për zhvillimin e qyteteve.
Diskutimet për Forumin Urban me qëllim zhvillimin e territoreve u zhvendosën pasditen e sotme në qytetin e Korçës. Zv.Kryeministri Niko Peleshi duke iu referuar investimeve që janë bërë deri në tani, u shpreh se vendin ynë ka ende nevoja bazike, duke investuar në ato projekte që sjellin vlera të bashkëjetesës. Numri 2 i qeverisë, tha se për zhvillimin e qyteteve janë akorduar 125 milionë dollarë, ndërsa u shpreh se nuk ndryshon vetëm fondi për investimeve, por edhe filozofia. Peleshi theksoi se zhvillimi urban nuk duhet të neglizhojë trashëgiminë.
“Zhvillohet forumi urban në Korçë. Shqipëria ka ende nevoja bazike. Janë 125 mln dollarë për zhvillimin e qyteteve. Në investime nuk ndryshon vetëm fondi, por edhe filozofia. Zhvillimi urban duhet të mos neglizhojë trashëgiminë. Do të investojmë në ato projekte që sjellin vlera të bashkëjetesës, që ngjallin vlerat e vyera të bashkëjetesës. Opozita investimet tona në qytete i quan kozmetikë”, deklaroi Peleshi.
Zv.Kryeministri Peleshi shtoi se në qytetet e Shqipërisë janë investuar miliona dollarë për kthimin e tyre në identitet.
Add new comment