Shkenca
A është jeta e parakohshme parë nga perspektiva kozmike?
Një studim i ri teorik mbi universin, realizuar nga Qendra për Astrofizikë Harvard – Smithsonian, sugjeron se jeta siç e njohim ne, është e parakohshme, parë nga një perspektivë kozmike. “Nëse pyesni kur mund të shfaqet jeta? Mund të përgjigjeni me naivitet: Tani. Por na rezulton se shansi për ekzistencën e jetës është shumë më i madh në të ardhmen e largët”, deklaron autori kryesor i studimit, Avi Loeb. Jeta në Tokë nisi 4.5 miliardë vjet më parë në një univers që vlerësohet si 13.8 miliardë vjet i vjetër.
Kontrolli dhe përdorimi i zjarrit, përgjegjës për tuberkulozin te njerëzit e parë?
Tuberkulozi është infeksioni bakterial më vrasës mes njerëzve. I tillë ka qenë për mijëra vjet dhe vazhdon edhe sot të jetë problem jo i vogël. Shkencëtarët besojnë se kjo sëmundje nisi mes njerëzve dhe jo mes kafshëve, një karakteristikë e veçantë e këtij infeksioni të cilit nuk i dihet origjina.
Toka ka dy hëna
Siberi, toka po kthehet në trampolinë mbi flluska metani
Para një viti bëri bujë në media një dukuri e vëzhguar në Siberi: disa vrima të mëdha të krijuara rishtas. Nga studimet e deritanishme, ideja qendrore pas tyre është se ato janë krijuar si pasojë e çlirimit të metanit, i ndodhur nën tokë. Ngrohja globale ka sjellë sipas disa shkencëtarëve edhe shkrirjen e shtresave që shërbejnë si kapsula për metanin në Siberi, që ka gjetur rrugën për të shpërthyer jashtë. Kjo është shqetësuese, pasi i hap rrugë deduksionit se çfarë do të ndodhë nëse gropa të tilla krijohen në masë, duke u kthyer në puse natyrale të cllirimit të gazit?
Ngrohja e Mesdheut sjell gjelbërimin e Sahelit
Ndryshimet klimaterike të konstatuara këto dekada kanë prodhuar pasoja të ndryshme në rajone të ndryshme. Në Sahel, brezi poshtë Afrikës veriore magrebine, nga Eritrea në Senegal, i është nënshtruar rritjes së vegjetacionit, si pasojë temperaturave të larta në Mesdheun lindor. Studime nga instituti Max Planck në Hamburg provojnë se këto luhatje termike në Mesdhe kanë rritur sasinë e shirave në Sahel, një rajon që dominohet nga musoni afrikanoperëndimor, mes muajve qershor dhe shtator, ndërkohë që ka thatësirë në dimër.
Studimi/Azia jugore mund të përballet me tërmete 9 ballë
Një studim i ri mbi zonën gjeologjike të Bangladeshit, Indisë dhe Burmës ka kosntatuar se rajoni verilindor i nënkontinentit indian po shkon drejt përplasjes me Azinë. Kjo sipas studiuesve ekspozon rajonin ndaj rrezikut të një tërmeti të ngjashëm me atë të Japonisë në vitin 2011. Bëhet fjalë për një magnitudë prej 9 ballësh shkalla Rihter, në një prej rajoneve me dendësinë më të madhe të popullsisë. Çarja nëntokësore që presupozohet nga ky model që sugjeron studimi, ka akumuluar tension për 400 vjet.
Vdekshmëria nga hepatiti viral barazohet me atë nga Aids
Hepatiti viral vret pothuajse sa Aids dhe tuberkulozi. Këtë thotë një studim i “Lancet” sipas së cilës shumica e vdekjeve shkaktohen nga tipi B dhe C. Vetëm në vitin 2013, nga hepatiti viral vdiqën 1.45 milionë njerëz në të gjithë botën, pavarësisht vaksinave dhe trajtimeve mjekësore. Një arsye për këtë përhapje të lartë vdekshmërie është fakti se të prekurit jo gjithnjë i ndjejnë simptomat e infeksionit fillestar, çka mandej i çon ata në kancer mëlçie.
Një sindromë misterioze e astronautëve që mund të kushtëzojë projektet e udhëtimeve të gjata të njeriut në hapësirë
Udhëtimet e gjata në hapësirë dhe sidomos projekti për të dërguar njerëz në Mars shtron disa probleme që nuk lidhen vetëm me itinerarin dhe mekanikën e uljes së sondave. Shëndeti i astronautëve është një problem po kaq delikat dhe me rëndësi, aq sa mund të çojë në rishikimin e projekteve të tilla. Një mësim për këtë u mor në vitin 2005 me astronautin John Phillips që kishte kohë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në një mision të nisur në prill e që mbyllej në tetor. Ai hodhi sytë nga dritarja për të parë Tokën, por ajo dukej e mjegullt.
Vrimat e zeza - "Asgjë më shumë" sesa Matematikë
Vrimat e zeza janë një botë tjetër. Një botë thjesht matematikore. Ky është mendimi i Richard Henry, astronom në John Hopkins University, i cili ka prezantuar muajin e kaluar një vështrim të ri mbi vrimat e zeza në takimin e 228-të të Shoqërisë Amerikane të Astronomisë në San Diego. Duke u përqendruar vetëm në aspekin matematikor që përshkruan hapësirë kohën rreth tyre, Henry dhe kolegët e tij gjetën një mënyrë të re për të përshkruar vetë vrimat e zeza. Dhe rezultatet implikojnë një strukturë më të komplikuar nga sa është matur deri më tani.
Sateliti "Juno" nis orbitimin ndaj Jupiterit
Satelitit “Juno”, i cili u shkëput nga toka 5 vjet më parë, ju desh të lëshonte motorin e tij kryesor, për të ngadalësuar shpejtësinë e për t’u kapur nga graviteti i Jupiterit. Ekspertët e NASA-s në Pasadena të Kalifornisë shpërthyen në britma gëzimi pas konfirmimit se misioni ishte përmbushur me sukses.
“NASA e bëri sërish. Kjo nënkupton gjithçka për mua dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e skuadrës që e mundësoi këtë. Ne kemi punuar kaq shumë, kemi pasur rreth vetes njerëz të mrekullueshëm dhe kjo është gati një endërr e bërë realitet”.