Sateliti "Juno" nis orbitimin ndaj Jupiterit
Satelitit “Juno”, i cili u shkëput nga toka 5 vjet më parë, ju desh të lëshonte motorin e tij kryesor, për të ngadalësuar shpejtësinë e për t’u kapur nga graviteti i Jupiterit. Ekspertët e NASA-s në Pasadena të Kalifornisë shpërthyen në britma gëzimi pas konfirmimit se misioni ishte përmbushur me sukses.
“NASA e bëri sërish. Kjo nënkupton gjithçka për mua dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e skuadrës që e mundësoi këtë. Ne kemi punuar kaq shumë, kemi pasur rreth vetes njerëz të mrekullueshëm dhe kjo është gati një endërr e bërë realitet”.
Shkencëtarët planifikojnë të përdorin anijen kozmike për të kuptuar brendësinë e planetit. Ata mendojnë se struktura dhe kimia e tij përmban të dhëna se si kjo botë gjigante u krijua 4 miliardë e gjysmë vite më parë.
Deri më tani asnjë anije kozmike nuk kishte guxuar të kalonte pranë Jupiterit, pasi rrezatimi i tij mund të shkatërrojë pajisjet e pambrojtura elektronike. Madje një përllogaritje sugjeroi se hyrja në orbitën e planetit do ta kishte ekspozuar “Junon” ndaj një doze ekuivalente prej miliona rrezeve “X”. Por, sonda është ndërtuar si një tank me mburojë titaniumit dhe djegia 35 minutëshe e raketës u krye pa asnjë sukses.
Edhe pse rreziqet e rrezatimit nuk janë zhdukur ende, sonda duhet të jetë në gjendje të përgatisë instrumentet për të nisur eksplorimin e asaj që shtrihen nën retë e errëta të Jupiterit.
Top Channel
Add new comment