Vdekshmëria nga hepatiti viral barazohet me atë nga Aids

Postuar në 10 Korrik, 2016 18:31

Hepatiti viral vret pothuajse sa Aids dhe tuberkulozi. Këtë thotë një studim i “Lancet” sipas së cilës shumica e vdekjeve shkaktohen nga tipi B dhe C. Vetëm në vitin 2013, nga hepatiti viral vdiqën 1.45 milionë njerëz në të gjithë botën, pavarësisht vaksinave dhe trajtimeve mjekësore. Një arsye për këtë përhapje të lartë vdekshmërie është fakti se të prekurit jo gjithnjë i ndjejnë simptomat e infeksionit fillestar, çka mandej i çon ata në kancer mëlçie.

Nga një ekzaminim të dhënash për 183 vende të ndryshme mbledhur mes viteve 1990-2013, rezultoi se numri i vdekjeve nga hepatitet virale është rritur me më shumë sesa 60%, ndërkohë që vdekjet nga malaria dhe tuberkulozi kanë rënë. Një arsye për këtë situatë është mungesa e parave, pasi siç shprehet dr. Graham Cooke nga Imperial College London, mjekimet, përfshirë mjekime të reja për tipin C ekzistojnë, ekzistojnë edhe mjetet, por kostoja e tyre është e papërballueshme nga shtetet. 

http://www.bbc.com/news/health-36717828

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.