vdekshmeria
Italia, e para në botë për vdekshmërinë nga Covid-19
Italia është vendi me vdekshmërinë më të lartë në botë nga koronavirusi, për çdo 100 mijë banorë. Përfundimi del nga të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, i cili monitoron vazhdimisht progresin e pandemisë.
Le Foche: Nëse CoVid do të kishte dy nivele më lart vdekshmërie, do të kishte zhdukur njerëzimin
Je optimist? “Po, sepse besoj tek shkenca. Dhe tek historia”. Historia? “Njeriu gjithmonë ka përdorur shkencën për të zgjidhur problemet që ka hasur. Kur isha fëmijë, një shok i imi në klasë kishte poliomelitin. Sot polio është zhdukur, sepse kemi vaksinën. Ja, besoj tek shkenca dhe tek historia”.
Imunologu Francesco Le Foche ka shkruajtur edhe një libër për këtë temë. “Po, çdo gjë do të shkojë mirë”, dhe këmbëngul që shpejt do të dalim nga ky makth.
Covid-19 nuk është më aq vrasës sa në fillim
Europa po përballet me atë që është cilësuar vala e dytë e pandemisë. Vende si Spanja, Franca, Italia dhe Britania e Madhe kanë vendosur masa të reja kufizuese për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja. Edhe në SHBA, virusi vijon të përparojë, në një kohë kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve presidenciale.
Nevoja e aplikimit të politikave të reja mbi popullsinë
Çështjet dhe tematikat e ndryshme mbi popullsinë dhe elementët e saj paraqiten mjaft aktuale ditët dhe muajt e fundit në vendin tonë. Në mënyrë të veçantë, rënia e numrit të lindjeve dhe tkurrja e popullsisë shqiptare gjatë këtyre viteve e sidomos të dhënat e fundit në këtë fillimviti 2018 ka ngjallur jo vetëm nevojën për të pasur një debat publik, por edhe urgjencën dhe domosdoshmërinë e marrjes në konsideratë të efekteve dhe pasojave, me të cilat shoqërohen këto procese të zhvillimit të popullsisë shqiptare.
Vdekshmëria nga hepatiti viral barazohet me atë nga Aids
Hepatiti viral vret pothuajse sa Aids dhe tuberkulozi. Këtë thotë një studim i “Lancet” sipas së cilës shumica e vdekjeve shkaktohen nga tipi B dhe C. Vetëm në vitin 2013, nga hepatiti viral vdiqën 1.45 milionë njerëz në të gjithë botën, pavarësisht vaksinave dhe trajtimeve mjekësore. Një arsye për këtë përhapje të lartë vdekshmërie është fakti se të prekurit jo gjithnjë i ndjejnë simptomat e infeksionit fillestar, çka mandej i çon ata në kancer mëlçie.