Europa do i dëbojë imigrantët më shpejt se më parë. Refuzohen edhe azilkërkuesit nga vendet kandidate

Postuar në 16 Prill, 2025 17:43

Europës i duhen imigrantët, por Europa nuk i do imigrantët. Komisioni Europian ka vendosur së fundmi që kërkesat për azil nga Bangladeshi, Kolumbia, Maroku dhe Tunizia nuk do të miratohen dhe se ato të procesohen shumë më shpejt sesa deri më tani.

Për tre muaj, kërkesa për azil do të kalojë në finale dhe mandej imigrantët do të dërgohen me gjasë në shtatë vende të cilat KE-ja i cilëson si të sigurta, mes të cilëve bëjnë pjesë Egjipti, India dhe Kosova.

Mediat bëjnë me dije se vitin e kaluar aplikuan për azil më shumë sesa 200 000 njerëz nga këto vende.

Komisioneri për Migrimin, Magnus Brunner ka deklaruar se me shpejtësi të re do të përpunohen edhe kërkesat për azil nga Shqipëria, Bosnja, Gjeorgjia, Moldavia, Mali I Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.