kostoja
Mëngjeset e shtrenjta të kryeministres hapin debat në Finlandë
Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, është vënë në “shënjestër” ditë e fundit, pasi mediat vendase raportuan se ajo kishte shpenzuar më shumë për ushqimin sesa parashikohet në listën e shpenzimeve që mbulon buxheti.
Diga që do të mbrojë Europën nga ngritja e nivelit të deteve
Ndryshimi klimatik po përparon me hapa të shpejtë dhe pak po bëhet për ta frenuar. Një plan për një digë gjigante që do të mbronte 15 vende evropiane nga ngritja e nivelit të detit tregon koston e jashtëzakonshme me të cilën mund të përballet bota pas disa vitesh. Shkalla e projektit është e pashembullt. Kostoja e tij është fenomenale. Megjithatë, sërish është më e lirë se të gjitha alternativat - përfshirë të mos bësh asgjë.
Aktualisht situata është e tillë:
Temperatura mesatare aktuale globale është rreth 1 ° C (1.8 ° F) mbi nivelet para-industriale.
BE: Pandemia do të na kushtojë 5.85 trilionë dollarë
Pandemia do t’i kushtojë Bashkimit Europian plot 5.85 trilionë dollarë. Komisioneri i BE-së për Ekonominë, Paolo Gentiloni, tha në një nga komisionet e Parlamentit Evropian se nëse bëhen krahasime me paketën lehtësuese të presidentit amerikan, Joe Biden, BE-ja është pothuajse në të njëjtin nivel.
"Masat e marra deri tani nga vendet anëtare dhe BE arrijnë deri më tani 4.8 trilionë euro", tha ai duke hedhur poshtë kritikat që autoritetet nuk po bënin sa duhet në krahasim me Uashingtonin.
Faturat e CoVid-19 në spitalet private, 1500 euro vetëm hospitalizimi pa kostot e mjekimit
Në kushtet kur kapacitetet e spitaleve Covid janë ezauruar, shumë qytetarë u drejtohen spitaleve private për t’u kuruar. MCN TV ka realizuar një vëzhgim se sa variojnë tarifat e shërbimeve në këto spitale. Më konkretisht, në Spitalin Amerikan,vetëm shërbimi i hospitalizimit nis nga 1500 euro, duke mos marrë parasysh pagesën e medikamenteve në bazë të terapsisë.
Teknologjia në zgjedhje, Celibashi pranon koston e lartë
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, pranon se kostoja e aplikimit të teknologjisë në zgjedhje është e lartë. Në studion e lajmeve në TvT, Celibashi tha se për shkak të aplikimit për herë të parë të kësaj risie, përllogaritja është bërë në bazë të informacionit të mbledhur nga kompani të huaja me përvojë në këtë fushë.
Rezervat e sigurisë së karburanteve, kosto 500 milionë euro
Një projektligj i qeverisë, që parashikon detyrimet për krijimin dhe mbajtjen e menaxhimin e rezervave të sigurisë për naftën bruto dhe nënproduktet e saj, për të siguruar një nivel të lartë të sigurisë së furnizimit me naftë bruto në vend, ka ngjallur reagimin e aktorëve të tregut.
Vendi më interesant në Shqipëri? Padyshim aksi Milot-Balldren
Revista ekonomike “Monitor” shkruan se aksi Milot – Balldren që u dha me koncesion kushton në fakt më pak se gjysma e shifrës në fjalë. Një gjë e tillë rezulton nga dokumentet e përpiluara nga vetë qeveria e z. Rama.
Gjelbërimi i Tiranës/A e (keq)përdori kryebashkiaku Veliaj kryeministrin Rama?
Dje kryeministri Edi Rama nisi atë që e quan procesi i llogaridhënies publike. Siparin e hapin një takim në Tiranë në prani të kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj për të cilin Rama tha se:
Fatura e Veliajt sipas PD, 75 mijë lekë në muaj për çdo banor
Këshilltarët e djathtë në Këshillin Bashkiak tëTiranës akuzojnë Kryebashkiakun Veliaj se me buxhetin e vitit 2018 ka dyfishuar taksat për banorët e kryeqytetit. Ata thonë se fatura që çdo banor i Tiranës do t’i paguajë bashkisë është 75 mijë lekë taksa në muaj.
Vendet e BE-së hedhin poshtë 20% të ushqimit
Miliona ton ushqim në Evropë në vend që të konsumohet, përfundon çdo vit në mbeturina në një kohë kur 12% e popullsisë së botës përjeton urinë. Ky shpërdorim në terma ekonomike, vetëm sa i përket BE-së i kalon 140 miliardë eurot. Po aq të larta janë edhe kostot e ndotjes së mjedisit. Eurodeputeti grek i Syrizas, Kostas Chrysogonos i kërkoi Komisionit Europian të ndërmarrë iniciativa në kuadër të Bashkimit Evropian për të shmangur hedhjen e ushqimit në plehra dhe rishpërndarjen për njerëzit që kanë nevojë.