Mëngjeset e shtrenjta të kryeministres hapin debat në Finlandë
Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, është vënë në “shënjestër” ditë e fundit, pasi mediat vendase raportuan se ajo kishte shpenzuar më shumë për ushqimin sesa parashikohet në listën e shpenzimeve që mbulon buxheti.
E përditshmja finlandeze “Iltalehti” zbuloi se Marin kishte shpenzuar për ushqimin e mëngjesit 850 € në muaj, gati tre herë më shumë se 300 € në muaj që sipas gazetës është pagesa e parashikuar. Shkrimi ngriti pikëpyetjen nëse kryeministres duhet t’i paguhet ushqimi me paratë e shtetit.
Ndërsa kryeministria reagoi me një njoftim për shtyp në të cilin thuhej se nga janari 2020 deri në maj 2021, kostoja e përdorimit të shërbimeve të hotelierisë nga Marin, kur jetonte në një rezidencë zyrtare ishte 14 363,20 €, ose mesatarisht 845 € në muaj.
Vetë Marin i tha transmetuesit YLE se thjesht kishte ndjekur rregullat që kishte gjetur në zbatim kur ka marrë detyrën, por nëse është nevoja, rregullohet do të përmirësohen.
Edhe policia e Helsinkit u bë pjesë e këtij debati, duke deklaruar se do të nisë një hetime për të vlerësuar nëse kryeministrja në bërë shkelje. Por hetimi do të përqendrohet te stafi i saj dhe jo te ajo personalisht.
E gjetur në këtë situatë, Marin ka nxituar të japë sqarime dhe lidhur me dasmën e saj vitin e kaluar. “Shpenzimet e dasmës I kam hequr vetë”, njoftoi ajo në Tuiter.
Si edehe në vende të tjera të Europës, skandale të kësaj natyre u kanë kushtuar detyrën zyrtarëve finlandezë të përfshirë në to. Vitin e kaluar, ministrja e Financave, Katri Kulmuni, për shpenzim të parave publike në një trajnim mediatik.
Por për momentin, ky nuk duket të jetë rasti i kryeministres.
Add new comment