Vendet e BE-së hedhin poshtë 20% të ushqimit

Postuar në 15 Korrik, 2017 10:50

Miliona ton ushqim në Evropë në vend që të konsumohet, përfundon çdo vit në mbeturina në një kohë kur 12% e popullsisë së botës përjeton urinë. Ky shpërdorim në terma ekonomike, vetëm sa i përket BE-së i kalon 140 miliardë eurot. Po aq të larta janë edhe kostot e ndotjes së mjedisit. Eurodeputeti grek i Syrizas, Kostas Chrysogonos i kërkoi Komisionit Europian të ndërmarrë iniciativa në kuadër të Bashkimit Evropian për të shmangur hedhjen e ushqimit në plehra dhe rishpërndarjen  për njerëzit që kanë nevojë.

Sipas të dhënave, është llogaritur se në vendet  e Bashkimit Europian rreth 88 milionë ton ushqim çdo vit përfundon në plehra. Në të njëjtën kohë vlerësohet se 20% e ushqimit të prodhuar në BE nuk konsumohet. Eurodeputeti thekson se është me shumë rëndësi të vlerësohet ndikimi i mbeturinave të ushqimit mbi mjedisin dhe klimën. Sipas tij madhësia globale e mbetjeve zë një vëllim sa madhësia e Kinës dhe është përgjegjëse për prodhimin e rreth 8% të emetimeve globale të gazrave serrë.

http://www.tovima.gr/finance/article/?aid=891973

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.