uria
OKB: Rreth 300 milionë njerëz vuajtën urinë në 2023
Gati 282 milionë njerëz në 59 vende u përballën me urinë akute në vitin 2023. Rripi i Gazës është territori me numrin më të madh të njerëzve që kanë vuajtur nga uria vitin e kaluar, sipas një raporti të OKB-së.
Raporti konstaton se në vitin 2023 numri i njerëzve që përballen me urinë akute u rrit me 24 milionë krahasuar me vitin 2022 për shkak të përkeqësimit të fortë të sigurisë ushqimore, veçanërisht në Rripin e Gazës dhe Sudan.
Uria në Gaza, një krim lufte
Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi të madhe për katastrofën humanitare në Gaza dhe se ka prova të besueshme se Izraeli po e përdor urinë si armë lufte në Gaza.
Türk thotë se nëse provohet, kjo do të përbënte një krim lufte.
Shpenzimet ushtarake, 6.5 fishi i fondit që do të çrrënjoste urinë
Çdo minutë, në botë rrezikojnë vdekjen nga uria 11 persona, pothuajse dyfishi i viktimave të shkaktuara nga Covid 19, i cili vret 7 persona në minutë.
Shifra ka dalë nga një raport i Oxfam, i cili analizon shkaqet dhe dinamikat e rritjes eksponenciale të urisë globale që nga fillimi i pandemisë: 155 milionë njerëz aktualisht preken nga pasiguria ushqimore ose kequshqyerja, ose 20 milionë më shumë se vitin e kaluar.
Drama e luftës civile në Jemen
Shokuese janë vlerësimet e organizatës “Save the Children” për fëmijët në Jemen, ku nga viti 2015 rreth 85 mijë fëmijë nën 5 vjeç kanë vdekur nga uria dhe sëmundjet në tre vitet e fundit.
Kombet e Bashkuara paralajmëruan muajin e kaluar se 14 milionë njerëz janë në prag të urisë në Jemen. OKB kërkon rifillimin e bisedimeve për t'i dhënë fund luftës tre-vjeçare, e cila ka shkaktuar krizën më të rëndë humanitare.
Vendet e BE-së hedhin poshtë 20% të ushqimit
Miliona ton ushqim në Evropë në vend që të konsumohet, përfundon çdo vit në mbeturina në një kohë kur 12% e popullsisë së botës përjeton urinë. Ky shpërdorim në terma ekonomike, vetëm sa i përket BE-së i kalon 140 miliardë eurot. Po aq të larta janë edhe kostot e ndotjes së mjedisit. Eurodeputeti grek i Syrizas, Kostas Chrysogonos i kërkoi Komisionit Europian të ndërmarrë iniciativa në kuadër të Bashkimit Evropian për të shmangur hedhjen e ushqimit në plehra dhe rishpërndarjen për njerëzit që kanë nevojë.
Korea e Veriut paralajmëron gjendje urie masive
Linja politike e tensionimit me Perëndimin që oi bdjek Korea e Veriut, duke bërë teste armësh dhe mediatizuar stërvitje me skenarë bërthamorë ku goditet SHBA, ndoishta lidhet me situatën e rëndë ekonomike. Disa foto që janë publikuar së fundmi nga njerëz të ndryshëm që kanë qenë në shtetin e izoluar, dëshmojnë për një situatë që është tjetër nga ajo që regjimi përpiqet të paraqesë.
Një monument për Urinë masive në Ukrainë. Rusia: Mashtrim dhe mit
Një monument i ngritur në Ukrainë, në kujtim të asaj që quhet si Uria masive – Holodomor e viteve 32-33 ka hapur debate në Rusi. Media shtetërore ruse, “Sputnikneës” i kushtonnjë shkrim këtij akti që ia atribuoj nacionalistëve ukrainas, të cilët po riprodhojnë mitet antisovjetike të diasporës ukrainase dhe CIA-s.