Drama e luftës civile në Jemen
Shokuese janë vlerësimet e organizatës “Save the Children” për fëmijët në Jemen, ku nga viti 2015 rreth 85 mijë fëmijë nën 5 vjeç kanë vdekur nga uria dhe sëmundjet në tre vitet e fundit.
Kombet e Bashkuara paralajmëruan muajin e kaluar se 14 milionë njerëz janë në prag të urisë në Jemen. OKB kërkon rifillimin e bisedimeve për t'i dhënë fund luftës tre-vjeçare, e cila ka shkaktuar krizën më të rëndë humanitare.
Rreth 150,000 fëmijë janë në rrezik në qytetin Hudaida ku sulmet ajrore janë intensifikuar javët e fundit. Situata humanitare në Jemen është më e keqja në botë. 75% e popullsisë, dmth 22 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje, nga të cilat 8,4 milion janë në pasiguri akute të ushqimit dhe të varur nga ndihmat emergjente.
Jemeni ka paguar një çmim të rëndë të luftës, e cila përshkallëzuar në vitin 2015, kur Arabia Saudite filloi sulmet ajrore kundër lëvizjes rebele hutu. Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe zhvlerësimi i monedhës kombëtare, si pasojë e luftës civile kanë ekspozuar gjithnjë e më shumë familje në rrezik nga mungesa e ushqimit.
Add new comment