lufta civile
Lufta civile amerikane po vjen
Askush nuk e do atë që po vjen, kështu që askush nuk dëshiron ta shohë. Në prag të luftës së parë civile, njerëzit më inteligjentë, më të informuar, më të përkushtuar në Shtetet e Bashkuara nuk mundën ta shihnin çfarë po vinte. Edhe kur ushtarët e Konfederatës filluan bombardimin e Fort Sumter, askush nuk besonte se konflikti ishte i pashmangshëm. Veriu ishte aq i papërgatitur për luftë sa nuk kishte armë.
Pasi e invaduan dhe e lanë, ministri britanik: Afganistani po kthehet në një shtet të dështuar
Afganistani është një vend ku cinizmi perëndimor po shembullizon më së miri karakterin aventuresk të politikës demokratizuese. Sot ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, citohet të jetë shprehur ndër të tjera se:
Jam absolutisht i shqetësuar se Afganistani po bëhet një shtet i dështuar ku grupe terroriste përfshirë al-Qaedan mund të rikthehen dhe të përbëjnë rrezik drejt vendeve perëndimore. Shtete të dështuara po bëhen tokë pjellore për këta lloj njerëzish
Kaos në Libi, forcat amerikane largohen nga vendi
Forcat amerikane të stacionuara në Libi për sigurinë e personelit diplomatik kanë lënë vendin. Mediat e huaja përcjellin një deklaratë të gjeneralit amerikan, Thomas Waldhauser sipas të cilit, ndonëse forcat amerikane mbeten të angazhuara në Libi, lëvizjet e tyre aktuale lidhen me një planfikim të kujdesshëm ushtarak që synon verifikimin e kushteve të sigurisë.
Socialistët dhe shqiptarët
Kryeministri i Shqipërisë shkoi më në fund në Parlament. Pasi u sigurua nga ministri i Brendshëm, burri i shtetit dixhital, Edi Rama, siguroi shfaqjen personale. Ai mbajti një fjalë rreth 25 minuta të gjatë. Akuzoi përfaqësuesit e PD-së dhe LSI-së se nuk kanë ide, se janë sharës profesionistë, se me ikjen e tyre u kanë dhënë mundësi njerëzve të shohin se kanë alternativë tjetër dhe foli edhe për fitoren 100% në zgjedhjet lokale. Duatrokitje…
Drama e luftës civile në Jemen
Shokuese janë vlerësimet e organizatës “Save the Children” për fëmijët në Jemen, ku nga viti 2015 rreth 85 mijë fëmijë nën 5 vjeç kanë vdekur nga uria dhe sëmundjet në tre vitet e fundit.
Kombet e Bashkuara paralajmëruan muajin e kaluar se 14 milionë njerëz janë në prag të urisë në Jemen. OKB kërkon rifillimin e bisedimeve për t'i dhënë fund luftës tre-vjeçare, e cila ka shkaktuar krizën më të rëndë humanitare.
Kreu i ushtrisë amerikane: "Assad e fitoi luftën"
Duket se ka disa ndryshime, apo diferenca në politikën e jashtme amerikane, e cila që nga ardhja në pushtet e Donald Trump, po flet me disa zëra. Largimi i Tillerson nga posti i sekretarit të Departamentit të Shtetit është një shenjë se qasjet e Donald Trump nuk përtypen dot kollaj, ndërkohë që një tjetër sinjal i tillë ka ardhur kësaj radhe nga ushtria.
Lufta civile në PD, e organizuar nga Hiçët, servilët dhe të pasurit, kundër…të tjerëve dhe inteligjencës
Frrok Çupi shkruan sot një opinion për situatën në PD në Albanian Free Press. Ai e nis shkrimin me një bisedë që ka zhvilluar me një mik hollandez, I cili ka kohë që nuk vjen në Shqipëri, por është njohës i mirë i zhvillimeve në të. Nis opinionin Çupi:
“M’u bë shkas, biseda nga larg me një mik, gazetar holandez, të cilin e kam njohur kur ka ndjekur, minutë pas minute, ngjarjet e vitit ’90 dhe ’91, këtu në Tiranë. “Çfarë bëhet aty? Po në PD?”- pyeti ai.
Prag epidemie në Jemen: 10 mijë raste kolere vetëm në 72 orët e fundit
Përveç urisë që kërcënon miliona njerëz, Jemeni po i drejtohet së fundmi kufirit të katastrofës njerëzore me shfaqjen dhe përhapjen në masë të kolerës. Al Jazeera raporton për 70 mijë raste duke referuar raporte të UNICEF, sipas të cilës deri më tani kanë vdekur 600 njerëz. Parashikimet flasin për një numër prej 130 mijë të prekurish në dy javët e ardhshme, duke i shtuar këtij vendi në luftë civile dhe nën bllokadë edhe një problem që e bën krizën thuajse fatale.
Çështje kohe derisa të derdhet sërish gjak rrugëve
Më shumë se një shekull më parë SHBA u përfshinë nga një luftë civile përçarëse dhe e përgjakshme, e cila ndau njerëzit e këtij vendi deri në palcë. Ndau miqtë, familjet dhe me gjasë vetë kombin teksa një vijë ndarëse u hoq, e cila ndante Shtetet e Unionit të Veriut nga Konfederata e re e sapoformuar e shteteve të Jugut.
“Luftë civile” për hashashin
E përditshmja greke Kathimerini boton një shkrim të të dërguarit të vet në Shqipëri, ku trajton polemikat midis opozitës dhe qeverisë lidhur me kultivimin e kanabisit në vend. Shkrimi fillon me ankesën e një bletërritësi, sipas të cilit bletët ushqehen me pjalmin e fidanëve të kanabisit dhe pastaj, humbasin orientimin, nuk e gjejnë rrigën për në koshere dhe vdesin.