Pasi e invaduan dhe e lanë, ministri britanik: Afganistani po kthehet në një shtet të dështuar
Afganistani është një vend ku cinizmi perëndimor po shembullizon më së miri karakterin aventuresk të politikës demokratizuese. Sot ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, citohet të jetë shprehur ndër të tjera se:
Jam absolutisht i shqetësuar se Afganistani po bëhet një shtet i dështuar ku grupe terroriste përfshirë al-Qaedan mund të rikthehen dhe të përbëjnë rrezik drejt vendeve perëndimore. Shtete të dështuara po bëhen tokë pjellore për këta lloj njerëzish
Sipas tij marrëveshja e Trump me talebanët në vitin 2020 ishte e gabuar dhe e kalnbur.
Britania zbuloi në vitet 1830 se Afganistani është një vend i drejtuar nga luftëtarë, provinca dhe fise të ndryshme dhe nëse nuk je i kujdesshëm përfundon në një luftë civile. Mendoj se po shkohet drejt një lufte civile
shtoi ai.
Më tej edhe qershia mbi tortë: Mbretëria e Bashkuar do të ketë të drejtën për të mbrojtur veten nëse zbulohen komplote terroriste në Afganistan. Diçka që e kemi dëgjuar që në vitin 2001.Një botë si kjo vështirë se mund të menaxhohet me kërcënime dhe ndërhyrjet ushtarake si ato që pamë në Afganistan dhe Irak kanë pasojën afatgjatë se prodhojnë kundërshtarë profesionistë. Në Shqipëri mund të kemi rastin të dëshmojmë një shtet të dështuar nga krimi dhe korrupsioni, me partnerët që largohen dhe bëjnë deklarata të tilla. Të mos befasohemi të paktën.
Add new comment