Prag epidemie në Jemen: 10 mijë raste kolere vetëm në 72 orët e fundit

Postuar në 02 Qershor, 2017 20:38

Përveç urisë që kërcënon miliona njerëz, Jemeni po i drejtohet së fundmi kufirit të katastrofës njerëzore me shfaqjen dhe përhapjen në masë të kolerës. Al Jazeera raporton për 70 mijë raste duke referuar raporte të UNICEF, sipas të cilës deri më tani kanë vdekur 600 njerëz. Parashikimet flasin për një numër prej 130 mijë të prekurish në dy javët e ardhshme, duke i shtuar këtij vendi në luftë civile dhe nën bllokadë edhe një problem që e bën krizën thuajse fatale.

Vetëm në 72 orët e fundit janë raportuar 10 mijë raste të reja të sëmundjes ndërkohë që uria po prek në masë fëmijët. 
Sipas organizatës së OKB-së në Jemen një numër i madh fëmijësh vdesin përditë nga infeksione të kurueshme si kolera, diarrea apo kequshqyerja. 
Situata ka mbërritur në këtë pikë që nga nisja e luftës civile në vitin 2014 ku lëvizja shiite Houthi mori pushtetin. Arabia Saudite ndërhyri me forca ushtarake në konflikt duke krijuar një koalicion shumëkombësh dhe duke vendosur bllokadë. Pasojat u ndjenë me urinë në masë dhe tani kolerën. Numri i të vrarëve ka arritur në 10 000 dhe miliona të tjerë janë zhvendosur në një vend që konsiderohet ndër më të varfërit në botën arabe. Jemeni gjendet në një pozitë shumë strategjike në Detin e Kuq; ai mbyll në lindje ngushticën e Xhibutit(Bab – Mandeb) që ndan Detin Mesdhe nga oqeani indian dhe është pika dalëse e rrugës detare që nis me Kanalin e Suezit. 

http://www.aljazeera.com/news/2017/06/600-cholera-deaths-yemen-month-170...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.