kolera
Në Kamerun rikthehet kolera
Në Kamerun është rishfaqur kolera. Sipas shifrave të Ministrisë vendase të Shëndetit Publik, që nga shkurti janë regjistruar mbi 6 000 të infektuar dhe kanë humbur jetën 100 prej tyre.
Në disa zona është vendosur karantina. Limbe është zona më e prekur. Që prej shkurtit, atje janë regjistruar të paktën 800 raste.
Stalingradi në kohën e kolerës, si u mund epidemia në kulmin e Luftës së Dytë Botërore
Në verën e vitit 1942, Ushtria e Kuqe po tërhiqej në Stalingrad (tani Volgograd) pas luftimeve të ashpra. Në këtë moment kritik, ajo u përball papritur me një armik tjetër përveç trupave të Boshtit - një armik po aq i pamëshirshëm, por shumë më i fshehtë. Një epidemi kolere kërcënoi të pushtonte plotësisht qytetin dhe, duke pasur parasysh numrin e trupave dhe civilëve që gjendeshin atje, kjo do të kishte çuar në një fatkeqësi në shkallë të madhe.
Rrezik i papritur
Prag epidemie në Jemen: 10 mijë raste kolere vetëm në 72 orët e fundit
Përveç urisë që kërcënon miliona njerëz, Jemeni po i drejtohet së fundmi kufirit të katastrofës njerëzore me shfaqjen dhe përhapjen në masë të kolerës. Al Jazeera raporton për 70 mijë raste duke referuar raporte të UNICEF, sipas të cilës deri më tani kanë vdekur 600 njerëz. Parashikimet flasin për një numër prej 130 mijë të prekurish në dy javët e ardhshme, duke i shtuar këtij vendi në luftë civile dhe nën bllokadë edhe një problem që e bën krizën thuajse fatale.