Çështje kohe derisa të derdhet sërish gjak rrugëve
Më shumë se një shekull më parë SHBA u përfshinë nga një luftë civile përçarëse dhe e përgjakshme, e cila ndau njerëzit e këtij vendi deri në palcë. Ndau miqtë, familjet dhe me gjasë vetë kombin teksa një vijë ndarëse u hoq, e cila ndante Shtetet e Unionit të Veriut nga Konfederata e re e sapoformuar e shteteve të Jugut. Në dukje, lufta që pasoi u zhvillua mbi heqjen e skllavërisë, një praktikë djallëzore që nuk duhet as të ishte lejuar dhe ndonëse ishte çështja bazike e konfliktit – e që ka qenë përherë në shumicën e kohës – një mori çështjesh të tjera ishin të përfshira. Njëra – sipas opinionit tim – ishte thjesht kokfortësia, krenaria dhe vendosmëria e paepur se Jugu nuk duhet ta linte veten t’i tregonin nga gjysma tjetër e vendit se çfarë duhet të bënte, por tregëtia, tarifat dhe sjelljet dhe bindjet e ndryshme për atë se deri në ç’pikë shtetet do t’i bindeshin vendimeve dhe ligjbërjes së një qeverie federale, ishin arsye të tjera.
Ajo çfarë dua të them është se këto ndjenja të kundërta u acaruan gjatë dhe shkuan kaq thellë saqë njerëzit, etërit e të cilëve kishin qëndruar krah më krah në luftën e Pavarësisë, u përballën në fushëbeteja dhe vranë njëri – tjetrin. Lufta Civile nuk duhet të kishte ndodhur kurrë nëse në krye do të kishin trimfuar njerëzit me kokë të ftohtë. Jugorët duhet ta dinin se skllavëria do të thoshte përbuzje për parimet për të cilat ata kishin luftuar dhe vddekur gjatë Revolucionit. Askush nuk ka të drejtë të posedojë një njeri tjetër, të shfrytëzojë frutet e punës së tij për asgjë, të konsiderojë fëmijët e tij si thjesht komoditete që mund të shiten apo tregëtohen sipas dëshirës, të ndajë familjet dhe të mbarështojë qeniet njerëzore sikur të ishin bagëti.
Por në vend se të njihnin ligësinë e dukshme të kësaj situate, politikanët nga Jugu arritën të bindnin të tjerët se ekonomia e Shteteve të Jugut varej nga skllavëria, vendosën të bëheshin shtet më vete dhe menjëherë pas kësaj, më shumë sesa 600 mijë amerikanë humbën jetën e tyre në një luftë të pakuptimtë që do t’i kthente Shtetet e Jugut 50 vjet pas. Sigurisht, nëse kësaj situate do t’i qaseshin njerëz të ndershëm, të ekuilibruar nga të dyja krahët, heqja e skllavërisë dhe ishte arritur pa luftë. Por retorika u nxeh përherë e më shumë. Të rinj agresivë nga të dyja krahët, të cilët nuk kishin qëlluar kurrë me armë e panë luftën si kulmin e romanticizmit, ndërkohë që politikanët radikalë refuzuan që të ndryshonin sadopak mendimin.
A nuk është kjo ajo që po shohim në rrugët e Amerikës sot? Unë shoh të rinj që intervistohen në televizion të cilët nuk arrijnë dot as të artikulojnë se për cilën arsye po protestojnë. Të tjerë, me prirje drejt shkatërrimit e që nuk përqafojnë asnjë kauzë veçse kaosit. Kam parë protestues histerikë që bërtasin për të drejtat e Amendamentit të Parë për të cilin ata mendojnë se mbron vetëm ata dhe të tjerë që mendojnë si ata dhe se opozita nuk ka mbrojtje nga Amnedamenti i Parë dhe duhet të ndalohet me çdo çmim. Retorika po nxehet gjithnjë e më shumë dhe po bëhet më e pakuptimtë, elementi radikal më i dukshëm, dhuna dhe shkatërrimi i pronës më i zakonshëm. Ena po zien dhe është vetëm çështje kohe përpara se të derdhet gjak në rrugë. Amerikanët kanë të drejtën për mosbindje civile, për t’u mbledhur dhe për të demonstruar kundër disa politikave që ndjejnë se janë të pandershme apo se dëmtojnë vendin në tërësi, por ata nuk kanë të drejtën e ndalimit të tregëtisë, të thyerjes së xhamave, djegies së makinave apo të dhunimit të atyre q ë nuk bien dakord me ta. Njerëzit që nuk duan të dëgjojnë për arsye, që injorojnë ligjin e pronës dhe që përpiqen të ndalojnë opinionet e të tjerëve, priren të harrojnë se ka një element dhune edhe në krahun tjetër, një krah deri më tani fatmirësisht nuk është shfaqur.
Por nëse këto situata do të vazhdojnë, dikur elementët e dhunshëm do ta gjejnë veten në të njëjtat rrugë dhe ajo çfarë do të pasojë nuk ka për të qenë diçka e bukur.
Mësoni nga historia, ose përsëriteni atë!
Si mendoni?
Lutuni për trupat tona, policinë tonë dhe paqen në Jeruzalem.
Zoti e bekoftë Amerikën!
http://www.cnsnews.com/commentary/charlie-daniels/charlie-daniels-its-on...
Add new comment