semundje
Drama e luftës civile në Jemen
Shokuese janë vlerësimet e organizatës “Save the Children” për fëmijët në Jemen, ku nga viti 2015 rreth 85 mijë fëmijë nën 5 vjeç kanë vdekur nga uria dhe sëmundjet në tre vitet e fundit.
Kombet e Bashkuara paralajmëruan muajin e kaluar se 14 milionë njerëz janë në prag të urisë në Jemen. OKB kërkon rifillimin e bisedimeve për t'i dhënë fund luftës tre-vjeçare, e cila ka shkaktuar krizën më të rëndë humanitare.
Projeksion i frikshëm i përhapjes së Alzheimer deri në vitin 2050
Αlzheimer është një nga sëmundjet me rritjen më të madhe vitet e fundit dhe një kërcënim real për njerëzimin. Në ditën Botërore të kësaj sëmundje raportohet se pacientët prekur me Αlzheimer në rang global të jenë 44 milionë dhe pritet të arrijnë në 65.7 milion në vitin 2030 dhe 115.4 milionë deri në vitin 2050. Vetëm Europa numëron 10 milionë të prekur nga kjo sindromë. Ajo që vihet re është përhapja e kësaj sëmundje në moshat e treta.
Sëmundja e rrallë, 4 vjeçari duket si 80 vjeçar
Bajexhid Hosain është vetëm 4 vjeç dhe që në pamje të parë kupton se nuk është një fëmijë normal. Historia e tij tragjike u ngjan filmave fantastiko-shkencorë. Ai vuan nga një sëmundje e rallë që e bën të duket si një 80 vjeçar. Fatkeqësisht për sëmundjen e tij nuk ka asnjë terapi shëruese. Sipas mjekëve, Bajexhid nuk do të jetojë më shumë se 15 vite, për shkak të avancimit të sëmundjes së tij të quajtur Cutis Laxa. Nëna e tij është 18 vjec, ndërsa babai 22 vjeç me banim në një fshat në Bangladesh.
A ka një shtrat për Moikomin?
U kërkoj ndjesë lexuesve, të cilëve do t’iu jap një lajm të keq: Shkrimtari, studiuesi dhe personaliteti i njohur i letrave shqipe, ish-ministri i Kulturës dhe ish-deputeti Moikom Zeqo, është i sëmurë rëndë. Para një muaji është diagnostikuar në Angli me leuçemi. Më saktë: Me leuçemi kronike. Të njëjtat konkluzione arritën dhe mjekët shqiptarë të Tiranës. Nuk e vë aspak në dyshim dhimbjen, mirëkuptimin dhe keqardhjen që ndjen në këtë rast kushdo që i lexon këto rreshta. Unë ndaj përditë dhimbjen me të si mik e shok të vjetër që e kam, pavarësisht optimizmit të natyrshëm të Moikomit.
Vaji i ullirit, jo më aq i lirë. Italia goditet nga sëmundjet, Spanja nga thatësira
U bënë më shumë se dy vjet tashmë që lajmet për vajin e ullirit janë bërë shqetësuese. National Geographic shkruan së fundmi se çmimi i tij pritet të rritet për shkak të sëmundjeve që kanë goditur rajonet e kultivimit në Itali dhe në Spanjë. Në fillim të këtij viti, Pulia, rajoni kryesor i mbjelljes së ullirit në Itali ishte lajm kryesor pikërisht për këtë gjë. Dy janë faktorët: Bactrocera oleae, një insekt që lëshon vezët në pemën e ullirit e mandej sjell dëmtimin e furtit.