Faturat e CoVid-19 në spitalet private, 1500 euro vetëm hospitalizimi pa kostot e mjekimit

Postuar në 25 Shkurt, 2021 13:45

Në kushtet kur kapacitetet e spitaleve Covid janë ezauruar, shumë qytetarë u drejtohen spitaleve private për t’u kuruar. MCN TV ka realizuar një vëzhgim se sa variojnë tarifat e shërbimeve në këto spitale. Më konkretisht, në Spitalin Amerikan,vetëm shërbimi i hospitalizimit nis nga 1500 euro, duke mos marrë parasysh pagesën e medikamenteve në bazë të terapsisë.  

Një pacient, i cili interesohet për shërbime hospitalizimi në spitalin Hygeia, e ka thuajse të pamundur. Por sa është çmimi i hospitalizimit në këtë spital?

Në Spitalin Continental, shërbim mjekësor marrin vetëm pacientët, të cilët kanë rezultuar negativ me virus ku trajtohen pasojat post Covid. Në këtë spital, hospitalizimi kushton 900 euro nata. Trajtimi i skanerit si dhe i medikamenteve përkatëse varion nga gjendja e të sëmurit.

Ajo që vlen të theksohet është se edhe në këto spitale kapacitetet për trajtimin e klinikave Covid apo post Covid janë të ezauruara, kjo edhe për faktin se shtretërit në këto pavione janë të limituara.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.