covid19
Nën hetim për vonesë në karantinimin e Lombardisë gjatë pandemisë
Ish-kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte është vendosur aktualisht nën hetim për vonesa në reagimin ndaj pandemisë së CoVid-19 duke sjellë për pasojë 4000 vdekje që mund të ishin shmangur. Pas tre vjetësh hetime, prokurorët e Bergamos e kanë akuzuar Conten dhe 16 zyrtarë të lartë të qeverisë së tij, përfshirë ish-ministrin e Shëndetësisë, Roberto Speranza për refuzim të këshillave të shëbndetit publik për imponimin e kufizimeve në zonën e prekur nga CoVid-19.
Sinjalizime për lidhje mes vaksinës së re Pfizer dhe goditjes ishemike në tru
Dy qendrat kryesore amerikane, ajo e kontrollit të sëmundjeve dhe e barnave kanë njoftuar se është identifikuar një lidhje e mundshme mes vaksinës së re kundër CoVid1-19 të Pfizer dhe goditjeve cerebrale në njerëzit e moshës mbi 65 vjeç. Megjithatë të dyja agjencitë vijojnë të rekomandojnë vaksinën që ka rrezikun më të madh 21 ditë pas marrjes së saj përderisa sipas tyre nuk ka “një rrezik të vërtetë klinik”.
Vaksina dhe beteja e humbur për pronësinë intelektuale. Një histori lobimi
“A është ky një kërcënim i hapur? Nuk e di." Këshilltari i kryeministrit belg foli me qetësi teksa rrëfente një telefonatë lobuese të vitit 2021. Por e jashtëzakonshmja qëndron te përmbajtja e bisedës.
Kam frikë se jemi në nisje të një ere pandemish
Përveç luftës janë edhe sëmundjet.
Jemi drejt fundit të pandemisë së CoVid-19
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar gjatë një konference në Gjenevë se pandemia e CoVid-19, mund të përfundonë së afërmi.
Javën e kaluar numri i vdekjeve javore të raportuara nga CoVid-19 ishte më i ulëti që nga marsi 2020. Nuk kemi qenë ndonjëherë në një pozitë më të mirë për t’i dhënë fund pandemisë. Nuk jemi ende aty, por fundi duket
ka thënë ai.
Sars-CoV-2 vendos kontakte të nivelit më të lartë
Mbretëresha e Anglisë Elisabeth II është testuar pozitive me CoVid-19 dhe siç raportohet po e kalon sëmundjen me simptoma mesatare.
Belgjika lehtëson masat e hyrjes duke nisur nga 18 shkurti
Belgjika i është bashkuar vendeve që kanë vendosur të lehtësojnë masat e kufizimit për personat që hyjnë në vend. Ose të paktën kështu po duan të thonë. Mediat blege njoftojnë se duke nisur që nga data 18 shkurt, autoritetet do të kërkojnë vetëm certifikatë vaksinimi, ose test për CoVid-19 apo certfikatë shërimi, pavarësisht se nga cili vend vijnë.
Ne do të shohim sesi njerëzit kanë mbrojtur veten në vend se të kontrollojmë nga vijnë. Kjo do të thotë ne nuk do të punojmë më me kode me ngjyra dhe nuk të kërkojmë më nëse ju vini nga një vend europian apo jo
Pandemia tashmë është burokraci
Pasaporta e vaksinimit do të ketë një fund dhe nisur nga dinamika epidemike aktuale, është e mundur që ky fund të jetë me gjasë para mujit korrik. Vetëm nëse nuk ka lajme të këqija
Nocionet e rreme/Imuniteti i tufës nuk ka bazë shkencore
Imuniteti i tufës, apo imuniteti kolektiv nuk ka bazë shkencore. U deshën më shumë se dy vjet situatë pandemike që e ashtuquajtura shkencë të pranojë dhe me gjasë të prapësojë një nocion të qarkulluar po prej saj, e mbi të cilin u ndërtuan politikat sanitare të karantinimit dhe vaksinimit. Profesori izraelit Salman Zarka, i Ziv Medical Center dhe një ndër drejtuesit kryesorë të menaxhimit të pandemisë në këtë vend, ka deklaruar në një konferencë për shtyp se Izraleli nuk ka një politikë kundër CoVid-19 bazuar mbi këtë koncept.
Dy studime britanike/Omicron me rrezik më të ulët hospitalizimi sesa varianti Delta i Sars-Cov-2
Dy studime britanike – një nga Skocia dhe një nga Anglia – tregojnë se shkalla e hospitalizimit nga prekja e variantit Omicron të Sars-Cov-2, është më e ulët krahasuar me variantin Delta.
Po themi se ky kualifikohet si lajm i mirë, ka vëzhgime që tregojnë se statistikisht ka një rrezik të ulur për hospitalizime
është shprehur Jim McMenamin, një ndër autorët e studimt në Skoci.