Sinjalizime për lidhje mes vaksinës së re Pfizer dhe goditjes ishemike në tru
Dy qendrat kryesore amerikane, ajo e kontrollit të sëmundjeve dhe e barnave kanë njoftuar se është identifikuar një lidhje e mundshme mes vaksinës së re kundër CoVid1-19 të Pfizer dhe goditjeve cerebrale në njerëzit e moshës mbi 65 vjeç. Megjithatë të dyja agjencitë vijojnë të rekomandojnë vaksinën që ka rrezikun më të madh 21 ditë pas marrjes së saj përderisa sipas tyre nuk ka “një rrezik të vërtetë klinik”.
Kompanitë Pfizer dhe BioNTech kanë mohuar të ketë një lidhjes mes vaksinës dhe goidtjes ishemike në tru, një qëndrim ky që nuk ka bllokuar dot thirrjet për hetim të plotë dhe përfundimtar të çështjes. Problemi merr rëndësi për shkak se pacientët e moshës mbi 65 vjeç janë në rrezikun më të madh për t’u prekur nga forma të rënda të CoVid-19 dhe të shkojnë drejt hospitalizimit.
Add new comment