covid19
Vaksinim i detyrueshëm? Pfizer njofton zhvillimin e dy medikamenteve antivirale për CoVid-19
Kompania Pfizer njoftonte dy ditë më parë se është duke testuar me sukses dy medikamente antivirale që kanë dhënë rezultate shumë të mira për trajtimin e pacientëve të prekur nga CoVid-19. Sipas kompanisë që ka aktualisht në treg vaksinën më të kërkuar kundër CoVid-19, nëse medikamntet kalojnë fazën e mbetur të testimit dhe miratohen:
OBSh: Nuk ka një variant vietnamez të CoVid-19
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përjashtuar mundësinë që varianti i CoVid-19 që po qarkullon në Vietnam, të jetë një hibrid mes variantit indian dhe atij britanik.
Nuk ka një hibrid të ri në Vietnam në këtë moment, bazuar në përkufizimet e OBSh-së
është shprehur përfaqësuesi i OBSH-së në Vietnam, Kidong Park.
CoVid-19, numri i vdekjeve kalon mbi 1 milionë në Europë
Rastet e vdekjeve nga CoVid-19 në Europë kanë kaluar 1 000 000 njerëz. Lajmi raportohet nga AFP, sipas së cilës përllogaritja merr në analizë fatalitetet në 52 vende. Saktësisht numri i vdekjeve deri dje është 1 000 288.
Jemi në një pikë kritike të pandemisë. Trajektoria e pandemisë po rritet në mënyrë eksponenciale
citohet të jetë shprehur Maria Van Kerkhove, drejtuese e grupit teknik për CoVid-19 në OBSH.
Vala e tretë e pandemisë në Gjermani paralajmërohet si më e rënda deri më tani
Instituti për sëmundjet infektive në Gjermani, “Robert Koch” ka paralajmëruar se vala e tretë e pandemisë në këtë vend mund të jetë më e rënda deri më tani. Sipas këtij institute nuk përjashtohet më edhe shifra e 100 mijë të infektuarve në ditë dhe të gjitha shenjat tregojnë se kjo valë do të jetë më e keqe se dy të parat.
Kemi javë shumë të vështira përpara
Pfizer: Vaksina jonë anti-CoVid-19 neutralizon edhe variantin brazilian
Të dhënat e një testimi të kryer në laborator konfirmojnë se vaksina anti-CoVid-19 e zhvilluar nga Pfizer&BioNTech neutralizon variantin Brazilian të koronavirusit aktual. Rezultatet janë publikuar në New England Journal of Medicine dhe sipas tyre gjaku i marrë nga njerëzit që kanë bërë vaksinën tregon se në ta ishte neutralizuar një version i inxhineruar i variantit Brazilian, i cili përmban të njëjtin mutacion të verifikuar te ky i fundit.
CoVid-19/Në Itali kalohet shifra e mbi 100 mijë të vdekurve
Italia ka njoftuar dje se pandemia e CoVid-19 ka shënuar mbi 100 mijë viktima që nga nisja e saj 13 muaj më parë. Në 24 orët e fundit në vendin fqinj vdiqën për shkak të sëmundjes së re, 318 njerëz ndërkohë që kryeministri Mario Draghi ka paralajmëruar se situatë është ende e rëndë dhe se fushata e vaksinimit do të intensifikohet.
Faturat e CoVid-19 në spitalet private, 1500 euro vetëm hospitalizimi pa kostot e mjekimit
Në kushtet kur kapacitetet e spitaleve Covid janë ezauruar, shumë qytetarë u drejtohen spitaleve private për t’u kuruar. MCN TV ka realizuar një vëzhgim se sa variojnë tarifat e shërbimeve në këto spitale. Më konkretisht, në Spitalin Amerikan,vetëm shërbimi i hospitalizimit nis nga 1500 euro, duke mos marrë parasysh pagesën e medikamenteve në bazë të terapsisë.
Vaksina ruse Sputnik V kalon provën. Efektive 91.6% ndaj CoVid-19
Sputnik V ishte vaksina e parë që iu prezantua botës si armë efektive kundër Covid-19. Fillimisht, komuniteti shkencor e priti me skepticizëm. Shkencëtarët thanë se vaksina ruse ishte bërë në mënyrë të nxituar dhe mungonte transparenca lidhur me të. Rusia e nisi menjëherë fushatën e vaksinimit me të, madje lidhi marrëveshje me disa vende për t’I furnizuar me doza. Kur kanë kaluar gjashtë muaj nga regjistrimi i saj në Rusi, studiuesit japin konfirmimin: Vaksina është efektive në 91.6 % të rasteve.
Druaj për atë që mund të vijë në pranverë/verë me CoVid-19
Virologu i njohur gjerman Christian Drosten shprehet për revistën gjermane “Spiegel” se më e keqja e pandemisë ende nuk ka kaluar. Përkundrazi, vendet duhet të tregohen të arsyeshme dhe kujdesshme edhe me procesin e vaksinimit që mund të çojë në vendim të gabuara.
Konfirmohet në Brazil/Infektim me dy variante të CoVid-19 në të njëjtën kohë
Shkencëtarë nga jugu i Brazilit kanë konfirmuar infektimin e dy pacientëve që janë prekur nga dy variante të ndryshme të CoVid-19 në të njëjtën kohë. Sipas tyre ky është rasti i parë në botë që e konfirmon një rast të tillë shumë shqetësues.