CoVid-19, numri i vdekjeve kalon mbi 1 milionë në Europë
Rastet e vdekjeve nga CoVid-19 në Europë kanë kaluar 1 000 000 njerëz. Lajmi raportohet nga AFP, sipas së cilës përllogaritja merr në analizë fatalitetet në 52 vende. Saktësisht numri i vdekjeve deri dje është 1 000 288.
Jemi në një pikë kritike të pandemisë. Trajektoria e pandemisë po rritet në mënyrë eksponenciale
citohet të jetë shprehur Maria Van Kerkhove, drejtuese e grupit teknik për CoVid-19 në OBSH.
Shifra në fjalë është më domethënëse kur vihet në raport me numrin e përgjithshëm të vdekjeve në botë: 2.9 milionë në 136 milionë infektime zyrtare. Rajoni më i goditur i Europës është Britania e Madhe që ka provuar për herë të parë uljen e kurbës këtë të hënë, pas muajsh rritjeje në numër infektimesh dhe vdekjesh.
Add new comment