vdekjet

Studimi i Rutgers University: 5 miliardë të vdekur nga një luftë masive bërthamore

Postuar në 17 Gusht, 2022 14:42

Një studim i Rutgers University parashikon se në eventualitetin e një luftë bërthamore në shkallë masive do të provokonte 5 miliardë të vdekur.

Ndotja/ TEC-et e Ballkanit Perëndimor bëhen problem për Europën  

Postuar në 08 Shtator, 2021 09:51

Rreth 19 mijë vdekje të regjistruara në Evropë në tre vitet e fundit e kanë origjinën te ndotja që shkaktojnë termocentralet me qymyr në vendet e Ballkanit Perëndimor. Shifra del në një raport të hartuar nga CEE Bankëatch Network dhe Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër.

Pesë milionë të vdekur në vit për shkak të temperaturave

Postuar në 12 Korrik, 2021 14:56

Për shkak të temperaturave shumë të ulëta ose shumë të larta, çdo vit në botë humbasin jetën 5 milionë njerëz. Një studim i koordinuar nga Universiteti Monash dhe botuar nga revista “Lancet Planetary Health” ka dalë në përfundimin se më shumë se gjysma e këtyre efekteve shihen në Azi, por edhe Evropa preket ndjeshëm.

“Llamba e lagur”, fenomeni që shpjegon vdekjet nga nxehtësia

Postuar në 09 Korrik, 2021 14:56

Një valë e pazakontë të nxehti që ka përfshirë Amerikën e Veriut u ka marrë jetën qindra personave ditët e fundit. Ekspertët thonë se ky është një fenomen që supozohej të ndodhte në mesin e shekullit XXI dhe i shpjegojnë vdekjet me fenomenin e "llambës së lagur". Ky i fundit ndodh pikërisht atëherë kur trupi i njeriut nuk e përballon dot nxehtësinë dhe nivelin e lagështirës, të kombinuara bashkë.

Rihapet debati për shifrën reale të viktimave të Covid-19

Postuar në 07 Maj, 2021 12:44

Debati për numrin real të viktimave të Covid-19 është riaktivizuar sërish pas rezultateve të publikuara nga Instituti për Buxhetet dhe Vlerësimet e Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit. Sipas këtij të fundit, numri i viktimave nga koronavirusi në mbarë botën është rreth 7 milionë, dyfish më i madh se shifra zyrtare 3.24 milionë.

Për SHBA, analiza ka nxjerrë një total prej 905 000 viktimash, 57 për qind më shumë se numri zyrtar.

CoVid-19, numri i vdekjeve kalon mbi 1 milionë në Europë

Postuar në 13 Prill, 2021 12:40

Rastet e vdekjeve nga CoVid-19 në Europë kanë kaluar 1 000 000 njerëz. Lajmi raportohet nga AFP, sipas së cilës përllogaritja merr në analizë fatalitetet në 52 vende. Saktësisht numri i vdekjeve deri dje është 1 000 288. 

Jemi në një pikë kritike të pandemisë. Trajektoria e pandemisë po rritet në mënyrë eksponenciale

citohet të jetë shprehur  Maria Van Kerkhove, drejtuese e grupit teknik për CoVid-19 në OBSH.

Viti 2020, me nivelin më të lartë të vdekjeve në 30 vitet e fundit

Postuar në 19 Shkurt, 2021 17:08

Viti 2020 ka shënuar nivelin më të lartë historik të vdekjeve, të paktën që nga viti 1990, kur INSTAT raporton të dhënat.

Në krahasim me vitin 2019 dhe me mesataren e periudhës 2015-2019 (rreth 22 mijë), janë rreth 6 mijë jetë të humbura më shumë, me rritje prej 28%.

Në vitin 2020 kanë humbur jetën në vend 27 605 persona rreth 28 mijë qytetarë, sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Gjendjes Civile.

Një në pesë vdekje, për shkak të ndotjes së ajrit

Postuar në 09 Shkurt, 2021 14:28

Ajri i ndotur u ka marrë jetën 8.7 milionë njerëzve gjatë vitit 2018. Praktikisht, një në pesë vdekje të ndodhura në 2018 ka qenë për shkak të ndotjes së ajrit nga djegia e lëndëve djegëse fosile si qymyri dhe nafta. Studimi i ri që ka dalë në këtë konkluzion përllogarit që më shumë se një në 10 vdekje në SHBA dhe Evropë janë për shkak të ndotjes. Në Azinë Lindore, ku hyn Kina, gati një e treta e vdekjeve janë për këtë shkak. Shkalla e vdekjeve në Amerikën e Jugut dhe Afrikë ishte dukshëm më e ulët.

Pasojat që lë Covid-19/ Studimi: 1/3 e pacientëve kthehen në spital brenda 140 ditësh

Postuar në 18 Janar, 2021 11:38

Pothuajse një e treta e pacientëve me COVID-19 që morën trajtim spitalor u rikthyen atje brenda 140 ditëve, sugjeron një studim i kryer në Britani. Studiuesit morën në shqyrtim 47 780 raste të pacientëve që kishin qenë në spital me koronavirus në spitalet briutanike dhe gjetën prova që sugjerojnë se ata që u rikuperuan nga virusi kishin probleme të frymëmarrjes dhe kardiovaskulare, si dhe diabetin. Brenda një kohe mesatare prej 140 ditësh, 29.4% e pacientëve që kishin dalë nga spitali të shëruar nga Covid-19 u rikthyen atje dhe një në dhjetë (12.3%) vdiqën.

Vdekjet nga CoVid-19 jashtë kujdesit intensiv, Ministria greke e Shëndetësisë ua hedh fajin mjekëve

Postuar në 10 Janar, 2021 22:22

Zëvendësministri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kontozamanis, ka bërë fajtorë për vdekjet nga Covid-19 mjekët dhe jo kapacitetin e ezauruar të kujdesit intensiv. Kontozamani i ka kthyer përgjigje një faqeje të profilizuar në sistemin shëndetësor, iatronet.gr, në lidhje me lajmet se "80% e vdekjeve të pacientëve me Covid ndodhën jashtë njësive të kujdesit intensiv.

Pages

Subscribe to RSS - vdekjet