vdekjet

Pandemia/Mosha mesatare e viktimave në Shqipëri, më e ulët se në rajon

Postuar në 21 Dhjetor, 2020 18:46

Nëntë marsi i këtij viti shënoi zyrtarisht dy rastet e para me Covid-19 në Shqipëri. Dy ditë më pas, në vendin tonë do të regjistrohej viktima e parë, një 73-vjeçare nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese. Përgjatë nëntë muajve, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar çdo ditë numrin e viktimave, moshën dhe informacione shtesë në lidhje me sëmundje bashkëshoqëruese të viktimave.  Dy elementët e fundit u eliminuan nga raportimi ditor me nisjen e asaj që njihet si vala e dytë e pandemisë.

Metformina ul rrezikun e vdekjes së grave nga Covid-19 

Postuar në 04 Dhjetor, 2020 20:19

Një studim i kryer nga Universiteti i Minesotës dhe United Health Group konkludoi se rreziku i vdekjes është më i ulët te gratë. Metformina është një mjekim gjenerik për mbajtjen në nivelin e duhur të presionit të gjakut te pacientët me diabet të tipit 2. Gjithashtu, ajo redukton proteinat e inflamacionit si TNF-alfa që e përkeqësojnë COVID-19.

Të llogarisësh vdekjet nga CoVid-19, debatet dhe praktika amerikane

Postuar në 24 Nëntor, 2020 23:51

Debati që ka hapur në Shqipëri pretendimi i kreut të opozitës për fshehjen e vdekjeve nga Covid-19, në SHBA ka nisur disa muaj më parë.

Po vdesin masivisht lakuriqët. Një lajm i vjetër që ushqen panik

Postuar në 30 Maj, 2020 14:25

Në Indi raportohet një numër i madh lakuriqësh të vdekur në një kohë shumë të shkurtër dhe një gjë e tillë është përcjellë me panik në mediat sociale. Në Gorakhpur u regjistrua vdekja e 52 lakuriqëve brenda 60 minutave duke nxitur ide nga më të ndryshmet për atë që mund të jetë duke ndodhur.

Vendi është në një situatë të tmerrshme...Strategjia suedeze kundër CoVid-19 provokon debate të brendshme

Postuar në 24 Maj, 2020 17:42

Karantinë apo jo? Kjo është çështja. Suedia sfidoi metodën e vjetër duke mbajtur të hapur vendin në kohë pandemie, duke supozuar se një virusi nuk i shpëton dot. Atëherë të mos dëmtojmë edhe ekonominë. Kjo qasje u monitorua shumë si një zgjedhje e guximshme dhe atipike, mirëpo tani kritikat për të po vijnë edhe nga brenda vendit.

Dokumenti/Hapja në SHBA mund të sjellë 3 000 të vdekur dhe 200 mijë infektime/ditë

Postuar në 04 Maj, 2020 21:45

Një dokument i brendshëm i autoriteteve amerikane parashikon një rritje të numrit të prekurve nga CoVId-19 në SHBA dhe rritje të madhe të numrit të vdekjeve duke nisur që nga 1 qershori i këtij viti. Sipas modeleve të aplikuar nga Qendra, vdekjet do të arrijnë në 3000 në ditë, krahasuar me rreth 2000 që janë tani. Projeksionet janë përfshirë në një dokument të Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave sipas të cilës parashikohen 200 mijë raste të reja për çdo ditë duke nisur nga fundi i këtij muaji, nga 25 mijë që janë aktualisht.  

2/3-at e vdekjeve nga koronavirusi janë regjistruar në Itali, Francë, Spanjë, SHBA

Postuar në 02 Prill, 2020 04:57

Statistika italiane e pasojave shëndetësore të koronavirusit nuk është më rast i izoluar. Franca, Spanja dhe SHBA i janë bashkuar listës duke shënuar në përditmëri situatën e rëndë.

Në Francë raportohet se janë të shtruar 24 639 persona, nga të cilët 6107 në kujdes intensiv. 509 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4032.

Franca kishte para krizës 5000 shtretër dhe për shkak të saj e ka rritur atë në 10000 shtretër.

Shkon në 170 numri i të vdekurve nga koronavirusi i Kinës. Shumica në moshën 65-80 vjeç

Postuar në 30 Janar, 2020 11:10

Shifrat e përhapjes dhe vdekshmërisë nga koronavirusi në Kinë kanë njohur rritje këto 24 orët e fundit. Raportohet se numri i të prekurve ka shkuar në 7 711, ndërkohë që janë 12 168 raste të tjera të dyshuara. Numri i të vdekurve ka shkuar në 170 dhe sipas ekspertëve kinezë kulmi i infeksionit do të jetë pas 10 ditësh, të infektuarit më të shumtë do të diagnostikohen në prill ose maj për të vazhduar me trajtim në muajt qershor – korrik.

Pages

Subscribe to RSS - vdekjet