2/3-at e vdekjeve nga koronavirusi janë regjistruar në Itali, Francë, Spanjë, SHBA
Statistika italiane e pasojave shëndetësore të koronavirusit nuk është më rast i izoluar. Franca, Spanja dhe SHBA i janë bashkuar listës duke shënuar në përditmëri situatën e rëndë.
Në Francë raportohet se janë të shtruar 24 639 persona, nga të cilët 6107 në kujdes intensiv. 509 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4032.
Franca kishte para krizës 5000 shtretër dhe për shkak të saj e ka rritur atë në 10000 shtretër.
Në Spanjë numri i të vdekurve ka mbërritur në 9053, në Itali 13 155, kurse në SHBA numri ka kaluar 4000. Të katërta vendet në fjalë përbëjnë aktualisht 2/3-at e vdekjeve në rang global nga pandemia e CoVid-19 që ka arritur në 45 mijë.
Pandemia po duket disi më pak virulente në Angli, apo edhe në një vend tjetër të zhvilluar si Japonia. Nuk ka ndonjë shpjegim shterues për këtë lloj “sjelljeje” të virusit por fakt është se ato i bashkon sjellja njerëzore dhe e qeverive: në fillim indiferencë, mandej mbyllje thuajse e plotë dhe pasoja ekonomike serioze. Italia që është bërthama e alarmit global pati një rënie orët e fundit në numër vdekjesh dhe ka rënie të qëndrueshme të numrit të të infektuarve, por Italia është i vetmi vend me karantinë kombëtare prej më shumë se dy javësh. Pra për një periudhë që lejon të nxjerrësh disa statistika dhe një lloj grafiku të besueshëm.
Add new comment