Dokumenti/Hapja në SHBA mund të sjellë 3 000 të vdekur dhe 200 mijë infektime/ditë
Një dokument i brendshëm i autoriteteve amerikane parashikon një rritje të numrit të prekurve nga CoVId-19 në SHBA dhe rritje të madhe të numrit të vdekjeve duke nisur që nga 1 qershori i këtij viti. Sipas modeleve të aplikuar nga Qendra, vdekjet do të arrijnë në 3000 në ditë, krahasuar me rreth 2000 që janë tani. Projeksionet janë përfshirë në një dokument të Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave sipas të cilës parashikohen 200 mijë raste të reja për çdo ditë duke nisur nga fundi i këtij muaji, nga 25 mijë që janë aktualisht.
Zëdhënsja e Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere u pyet për këtë dokument, por ajo deklaroi se:
Ky nuk është një dokument i Shtëpisë së Bardhë dhe as nuk i është paraqitur Task Force-s për koronavirusin, as edhe është kontrolluar nga agjenci të tjera
Dokumenti ka rrjedhur në media ndërkohë që Trump ka paralajmëruar hapjen dhe nga kjo pikëpamje ai ushqen panikun. Deri më tani SHBA qëndron në krye për nga numri i rasteve, por edhe vdekjeve. 1.1 milionë të infektuar dhe rreth 68 mijë të vdekur, një shifër që tejkalon me disa herë çdo vend tjetër. Edhe presidenti ka pranuar se numri i të vdekurve do të rritet nisur nga kurba e epidemisë.
Ne do të humbasim nga 75, 80 në 100 mijë njerë. Kjo është e tmerrshme
tha ai në një intervistë për Fox News.
Por këto shifra ecin sipas kurbës së deritanishme, kurse dokumenti që publikohet nga mediat që duhet thënë se janë kundërshtare të Trump është shumë herë më i lartë.
Add new comment