dokumenti i brendshem
Dokumenti/Hapja në SHBA mund të sjellë 3 000 të vdekur dhe 200 mijë infektime/ditë
Një dokument i brendshëm i autoriteteve amerikane parashikon një rritje të numrit të prekurve nga CoVId-19 në SHBA dhe rritje të madhe të numrit të vdekjeve duke nisur që nga 1 qershori i këtij viti. Sipas modeleve të aplikuar nga Qendra, vdekjet do të arrijnë në 3000 në ditë, krahasuar me rreth 2000 që janë tani. Projeksionet janë përfshirë në një dokument të Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave sipas të cilës parashikohen 200 mijë raste të reja për çdo ditë duke nisur nga fundi i këtij muaji, nga 25 mijë që janë aktualisht.