Rihapet debati për shifrën reale të viktimave të Covid-19
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2021/05/vdekjet_2021_05_07_12.jpg?itok=XIXjcK2I)
Debati për numrin real të viktimave të Covid-19 është riaktivizuar sërish pas rezultateve të publikuara nga Instituti për Buxhetet dhe Vlerësimet e Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit. Sipas këtij të fundit, numri i viktimave nga koronavirusi në mbarë botën është rreth 7 milionë, dyfish më i madh se shifra zyrtare 3.24 milionë.
Për SHBA, analiza ka nxjerrë një total prej 905 000 viktimash, 57 për qind më shumë se numri zyrtar.
Shifra zyrtare e ShBA-ve është rreth 580 000, sipas statistikave të Universitetit John Hopkins.
Shkencëtarët studiuan devijimin në vdekshmëri midis marsit 2020 dhe 3 majit 2021 duke bërë krahasime me shifrat mesatare të një viti pa pandemi, dhe më pas morën parasysh faktorët që lidhen me pandeminë. Kjo diferencë, sipas tyre reflekton vdekjet ekskluzivisht nga SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID-19.
"Sado e tmerrshme të duket pandemia, kjo analizë tregon se numri aktual është dukshëm më i madh", tha drejtori i Institutit, Dr Chris Murray në deklaratën që shoqëroi njoftimin e rezultateve.
Të kuptuarit e numrit aktual të vdekjeve nga COVID-19 jo vetëm që na ndihmon të shohim përmasën e kësaj krize globale, por gjithashtu siguron informacion të vlefshëm për politikëbërësit në zhvillimin e planeve të reagimit dhe rimëkëmbjes.
Ndërsa disa e përshëndetën studimin si një tregues më të saktë të shkallës aktuale të pandemisë, të tjerë e panë atë si ekzagjerim të mundshëm.
"Unë mendoj se mesazhi i përgjithshëm i kësaj (që vdekjet nënvlerësohen dukshëm, dhe në disa vende më shumë se në të tjera) është paksa i turbullt, por shifrat absolute janë më të ulëta për shumë arsye", tha një epidemiolog në Universitetin e Harvardit.
"Vlerësimi i tyre për një numër më të lartë të vdekjeve është i madh dhe bie në kundërshtim me kërkimin tonë dhe hulumtimin e të tjerëve," i tha dr. Stephen Wolf, i cili drejtoi kërkimin e mëparshëm.
Comments
Jo mor burr ska mundesi.
Jo mor burr ska mundesi. Vetem ne Shqiperi ndodh kjo,dhe kjo sepse sikunder e keni theksuar ju kemi nje qeveri komuniste qe urren popullin w vet.
Paska patronazhiste edhe per
Paska patronazhiste edhe per faqet web mesa duket.
Add new comment