CoVid-19/Në Itali kalohet shifra e mbi 100 mijë të vdekurve
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2021/03/5YV45H3LC5LZFCNLJQV4SALI6U_2021_03_09_01.jpg?itok=nJffMRth)
Italia ka njoftuar dje se pandemia e CoVid-19 ka shënuar mbi 100 mijë viktima që nga nisja e saj 13 muaj më parë. Në 24 orët e fundit në vendin fqinj vdiqën për shkak të sëmundjes së re, 318 njerëz ndërkohë që kryeministri Mario Draghi ka paralajmëruar se situatë është ende e rëndë dhe se fushata e vaksinimit do të intensifikohet.
Javën e kaluar infektimet u rritën me 23% çka shpjegon edhe rritjen proporcionale të numrit të vdekjeve; një e dhënë për intensifikimin e pandemisë është fakti se që nga nisja e pandemisë u deshën 9 muaj për të mbërritur në 50 mijë viktima, kurse për të ardhur te 100 mijë u deshën vetëm 3 muaj.
Italia është vendi i dytë europian pas Britanisë së Madhe që kap shifrën e 100 mijë viktimave për shkak të CoVid-19.
Add new comment